Telashet nuk kanë të sosur, Ullrich arrestohet nga policia në Frankfurt - Bota Sot
Telashet nuk kanë të sosur, Ullrich arrestohet nga policia në Frankfurt

Çiklizëm

E enjte, 18 tetor 2018

Telashet nuk kanë të sosur, Ullrich arrestohet nga policia në Frankfurt

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 12:58
Jan Ullrich

Nuk ka paqe për çiklistin gjerman, kampion bote, Jan Ullrich. Ky i fundit pas problemeve me alkoolin dhe drogën, tani nuk po i shmanget dot as drejtësisë.

Kështu pasi u shoqërua në Majorka javën e kalaur, për një sherr me një fqinj të tij, këtë herë çiklisti është arrestuar në Frankfurt të Gjermanisë.

Policia ka mbërritur në hotelin ku Ullrich po qëndronte dhe i ka vënë prangat, pasi ishte denoncuar për abuzim me një prostitutë.

Një zëdhënës i polisicë së Frankurtit tha se tashmë Ullrich është në paraburgim, ndërsa kur u arrestua ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test