OMM Gjethi organizon Udhëtimin me Biçikleta - Tour në Kaçanik

Çiklizëm

OMM Gjethi organizon Udhëtimin me Biçikleta - Tour në Kaçanik

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 15:00
OMM Gjethi organizon Udhëtimin me Biçikleta - Tour në Kaçanik

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore pa Makina, OMM Gjethi organizon Udhëtimin me Biçikleta - Tour në Kaçanik.

Me këtë rast ftohen të gjithë entuziastët e çiklizmit, natyrës, mjedisit dhe të gjithë të interesuarit tjerë që të marrin pjesë dhe së bashku ta bëjmë ngjarjen sa më madhështore. Shënimi i kësaj date është shumë me rëndësi sepse tregon vullnetin tonë që qyteti dhe rrugët e tij ti takojnë njerëzve me aktivitetet e tyre fizike dhe jo makinave. Gjithashtu kjo ngjarje e vë qytetin tonë në listën e vendeve që duan ta shëndërrojnë qytetin e tyre në vend që inkurajon lëvishmërinë jo motorike, aktivitetin fizik, socializimin e qytetarëve dhe kohezionin mes tyre.

Tour-i do të organizohet të Dielën më 23 Shtator 2018 dhe fillon në ora 09:00 nga Kafeteria Lagoon. Pjesëmarrësit luten të kenë veshje të përshtatshme për mot të freskët, ujë dhe ushqim të lehtë.

Itinerari i Tour-it do të jetë: Kafeteria "Lagoon"-a -Bulevardi i Qytetit- Fshatrat: Kovaçec, Nikaj,Soponicë deri në Sllatinë-Kafeteria Lagoon-a.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat