Mposhtet nga një çiklist!

Çiklizëm

Mposhtet nga një çiklist!

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 14:40
Geraint Thomas

Ai nuk është mësuar të humbasë por këtë herë Lewis Hamilton duhet të pranojë humbje. Pavarësisht se fitoi titullin kampion bote në Formula 1 për herë të 5-të në karrierë gjatë vitit 2018, piloti anglez ka dalë i zhgënjyer nga gara për tu shpallur sportisti më i mirë i vitit në Britaninë e Madhe. Për vitin 2018-të ky çmim prestigjoz që jepet nga BBC shkoi për çiklistin Geraint Thomas i cili triumfoi në Tour de France, sukses që u konsiderua më i rëndësishëm se titulli kampion i Hamilton në Formula 1. I treti në këtë garë u rendit sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane i cili u shpall golashënuesi më i mirë i Botërorit Rusi 2018.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat