Lamtumirë Agim Xhilaga

Diaspora

Lamtumirë Agim Xhilaga

Nga: Beqir Sina Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 06:24

(2 qershor 1931 - 18 dhjetor 2018)

LONG ISLAND NY : Agim Xhilaga vdiq në mënyrë paqësore në shoqërinë e familjes së tij dhe të afërtmeve më 18 dhjetor 2018. Agim u lind në Diber  të Shqipërisë më 2 qershor 1931 nga prindërit e tij Haxhi Xhilaga dhe Shukrije Kadiu Xhilaga.

Më 7 prill 1939, si rezultat i pushtimit të Shqipërisë nga qeveria fashiste e Italisë,  familja u detyrua të largohet nga Shqipëria, si një familje mbretërore së bashku me shumë familje të tjera nga Dibra, ata dolën fillimisht në mërgim dhe u vendosën në një kamp refugjatësh përkohësisht në perfiferi të Athinës, Greqi,

Në 1940, si refugjatë politikë, ata emigruan nga Greqia në Stamboll, Turqi, ku ata banuan deri në vitin 1955. Gjatë qëndrimit të tyre në Stamboll, Agimi mori arsimin e tij në shkollën e lart në kolegjin Shën Benoit dhe në shkollat turke. Në vitin 1955, pasi familja u transferua në Shtetet e Bashkuara, Agimi nisi të ushtronte zanatin e një sipërmarrje në bizenese të ndryshme.

Derisa, në vitin 1963 ai u martua me zonjushën Vildane Bushati, gjithashtu edhe ajo me prejardhje nga një familje fisnike shqiptare dhe ka dy vajza Teuta dhe Artes Xhilaga - Aydelotte, të cilët të dy banojnë në zonat e Nju Jorkut.

Si një i ri Agimi ishte një pjesëmarrës i zjarrtë në aktivitetet  sportive të komunitetit, sporte të tilla si futbolli dhe noti, në të cilat ai vazhdoi të gëzonte dhe disa suksese të vogla sportive .

I edukuar dhe formuar me atdhedashuri si një pinjollë i një familje të njohur dibrane ai kurrë nuk harroi trashëgiminë e tij shqiptare dhe kishte një jetë produktive e shoqërore në komunitetin e tij dhe me amerikano shqiptarë.

Agimi la pas vetes bashkëshorten Vildane 55 vjec, vajzat Teuta, dhe Artes dhe nipat Bato e Todd Aydelotte, vëllain e tij Inxh. Skender Xhilaga dhe vajzën e tij Emilie si dhe kushërinjtë e shumtë nga familjet e tyre në Shqipëri e Belgjik, dhe në pjesë të tjera të botës, ku janë shpërndar shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat