Diaspora feston në atdhe vitin e ri 2019

Diaspora

Diaspora feston në atdhe vitin e ri 2019

Nga: Miftar Zagragjaj Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 10:17
Diaspora feston

Më 3 janar 2019 (ditë e enjte) do të organizohet një koncert humanitar nga Shoqata Humanitare Kulturore Sportive ,,Atdheu" në Graz- Austri. Në krye të këtij organizimi do të jetë kryetari i palodhur, z. Bashkim Shala.

Të dashur bashkatdhetarë, ju bëjmë thirrje që edhe njëherë të tregojmë humanizmin e bujarinë për të ndihmuar shkollën shqipe. Prandaj, të nderuar vëllezër e motra,  ju lus që  fuqimisht  ta dëshojmë humanizmin e bujarinë shqiptare  dhe t’u dalim në ndihmë shkollave shqipe në nevojë. Këtij akti humanitar i janë përgjigjur artistët, këngëtarët e mirënjohur të estradës kosovare si :Vjollca Buqaj, Beqir Telaku , Shyhrete Azizaj, Naxhije Bytyqi dhe Zymer Gashi.

Të gjithë do të kontribuojnë për një qëllim, pra të  dëshmojmë humanizmin e bujarinë për të ndihmuar, për një të ardhme më të mirë, pra  për edukimin e fëmijëve tanë, për mësuesit dhe mësueset atdheut tonë, pasi që me mjetet e tubuara nga ky koncert do t’i ndihmohet shkollës “Naim Frashër” më Banjë të Malishevës që është në gjendje të rëndë infrastrukturore.

Ndihma e juaj sado e vogël që të jetë, për  fëmijët e kësaj shkolle do të thotë shumë. Qëllimi i Shoqatës Humanitare Kulturore Sportive ,,Atdheu" në Graz,   është që ta ndihmojmë vendlindjen në të gjitha sferat ku ka nevojë si dhe t`i koordinojmë takimet tona në mërgim, me bashkëvendësit më vendlindje.

Besojmë dhe shpresojmë në ndihmën Tuaj.

Ju priftë e mbara!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat