Arrestohen dy shqiptarë dhe një grek, transportonin marijuanë

Diaspora

Arrestohen dy shqiptarë dhe një grek, transportonin marijuanë

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 15:01
60 kg marijuanë

Ditën e sotme, policia greke ka bllokuar një tjetër sasi prej 60 kg marijuanë, e cila vinte nga kufiri greko-shqiptar.

Sakaq, në pranga kanë përfunduar dy shtetas shqiptar dhe një grek. Ndërkohë, bëhet fjalë për tre të rinj, djali 30 vjeç dhe vajza 22 vjeç, si dhe greku, një 29-vjeçar.

Mësohet se droga u gjet në mjetin që udhëtonin tre të arrestuarit, të cilët pavarësisht tentativës për t’u arratisur, u kapën  në Amotopo të Artës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat