‘Çmendet’ shqiptari, dhunon tre pleq në mes të rrugës, por…

Diaspora

‘Çmendet’ shqiptari, dhunon tre pleq në mes të rrugës, por…

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Castel San Pietro Terme, për shkak se ka sulmuar tre të moshuar.

Centrali operativ 112 u informua të enjten nga një qytetar se në rrugën “Giuseppe Mazzini” gjendej një i huaj që po sulmonte tri pleq. Pas marrjes së informacionit, karabinierët vendas nxituan për në vendin e ngjarjes dhe bllokuan agresorin, i cili, sipas mediave italiane, kishte ushtruar dhunë mbi pleqtë “pa asnjë arsye”.

Të lënduarit, të cilët mësohen se janë 66, 73 dhe 77 vjeç, janë dërguar në departamentin e urgjencës në Imola për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe më pas kanë dalë nga spitali me një prognozë prej 8 ditësh, për trauma të ndryshme në kokë dhe gjoks.

Agresori, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka përfunduar në pranga. Tanimë, pritet zhvillimi i seancës gjyqësore ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat