I riu shqiptar merr plumb në bark mbrëmjen e Krishtlindjeve... mister shkaqet

Diaspora

I riu shqiptar merr plumb në bark mbrëmjen e Krishtlindjeve... mister shkaqet

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 16:23
Ilustrim

Në mbrëmjen e 25 dhjetorit, kur të gjithë festonin, një 23 vjeçari shqiptar i ka ndodhur një sulm me armë, duke e lënë të plagosur rëndë.

Media italiane informon sot se një i riu shqiptar është qëlluar me armë dhe njëri prej plumbave e ka goditur në bark. Media shkruan se ngjarja ka ndodhur në Frignano dhe se fillimisht ka patur një sherr për motive ende të panjohura. Në përleshjen ku janë përdorur dhe armët kanë marrë pjesë duisa persona.

Deri më tani hetimet janë fokusuar në pistën e larjes së hesapeve për aktivitete kriminale. 23 vjeçari ka qenë i vetmi i cili ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa për autorët nuk ka asnjë të dhënë. Policia pret që gjendja e tij të stabilizohet, në mënyrë që të kuptohet dinamina e ngjarjes dhe shkaku i sulmit me armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat