Itali: Foshnja e parë e vitit 2019 është shqiptar

Diaspora

Itali: Foshnja e parë e vitit 2019 është shqiptar

Më: 1 janar 2019 Në ora: 15:48
Ilustrim

Foshnja e parë e vitit 2019 që ka lindur në Parma të Italisë është shqiptar.

Vogëlushi, i cili do të quhet Noel, një zgjedhje kjo e prindërve Mirela dhe Zamir Haxhiaj, lindi në orën 02.07 minuta të 1 janarit, dhe peshon 3.550 gram.

Lindja e Noelit u shoqërua me shumë urime nga stafi mjekësor, të afërmit e familjes. Ndërsa mediat lokale shkruajnë se të pestë foshnjat e ardhura në jetë në këtë maternitet orët e para të 2019, janë djem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat