Greci, Skenderbeu dhe marrëdhëniet shqiptaro-italiane - Bota Sot
Greci, Skenderbeu dhe marrëdhëniet shqiptaro-italiane

Diaspora

Greci, Skenderbeu dhe marrëdhëniet shqiptaro-italiane

Nga: Shirley Cloyes DioGuardi Më: 2 janar 2019 Në ora: 07:45
Pamje nga dokumentari

Të nderuar,

Sic e dini, Lgia Qytetare Shqiptaro-Amerikane kishte sjellë një delegacion në Rome në Shtator 2016 për kanonizimin e Nënes Terezë, pas së cilës ngjarje delegacioni kishte vizituar edhe Grecin, qytezën e babait të Joe DioGuardit, në të cilin Skenderbeu kishte shkelur në shekullin e pesëmbëdhjetë.

Lekë Rezniqi ishte njëri nga mbi 50 anëtarët e këtij delegacioni. Si producent dokumentari në Kohavision TV në Prishtinë, dhe si Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Izrael, Leka është një bashkëpunëtor imi për tash e dymbëdhjetë vjetë në cështjen e shpëtimit të hebrejëve nga shqiptarët gjatë Holokaustit—dhe ai u impresionua tejmase nga përvoja e dorës së pare me Arbreshët në Grec sa që kishte vendosur të kthehej atje përsëri me një ekip për xhirime.

Pas rreth dy viteve nga kjo vizitë dhe falë kontributit të anëtarëve të Ligës Qytetare dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, ky dokumentar u realizua. Muajin e kaluar, ne ndamë me ju njërin nga tri pjesët e dokumentarit të Lekës, i cili ishte transmetuar në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor.

Të dielën, me 16 Dhjetor, një bust i Skenderbeut, i punuar nga Gianluca Lo Conte, një sculptor lokal nga Ariano, në provincën e Avelinos, u inagurua në një ceremoni publike përpara ndërtesës së komunës në Grec nga Kryetarja e Komuëns Nicola Luigi Norcia, dhe për surprize të komunitetit, aty erdhi edhe Presidenti Ilir Meta.  Bashkangjitur janë disa foto të kësaj ngjarje të përcjella tek ne nga Rita Di Minno Perillo, Ambasadorja jozyrtare e Liges sonë në Grec, për tash e 25 vite.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...