Tjetër arratisje nga burgjet greke, dy shqiptarë presin hekurat e qelisë

Diaspora

Tjetër arratisje nga burgjet greke, dy shqiptarë presin hekurat e qelisë

Më: 2 janar 2019 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Një tjetër arratisje spektakolare ndodh në burgun e Koridhalos në Athinë.

Sipas mediave vendase dy shqiptarë janë arratisur nga qelia e burgut.

Mëoshet se ata janë identifikuar si K. Elvis dhe P. Leonard, të dënuar për vjedhje dhe grabitje.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar zougla.gr dy shqiptarët e kanë prerë hekurat e qelisë dhe më pas  kanë arritur të kalojnë dhe muret rrethuese duke u arratisur

Arratisja e tyre është vënë re sot në mëngjes  kur nuk janë paraqitur në momentin kur bëhet prezenca.

Policia ka nisur operacionin për arrestimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat