Kapet hajduti shqiptar pa eksperiencë: Shkoi të vidhte në shtëpinë e policit

Diaspora

Kapet hajduti shqiptar pa eksperiencë: Shkoi të vidhte në shtëpinë e policit

Më: 4 janar 2019 Në ora: 13:57
Policia italiane

Më 3 janar, një shqiptar 31 vjeç, u përpoq të vidhte një shtëpi në rrugën Sarripoli në periferi të Pistoia, Itali, por rastisi që ajo të ishte shtëpia e një polici, që arriti ta shihte banditin në tarracë.

Hajduti, në panik, kërceu në katin e parë dhe u përpoq t’ia mbathte, i ndjekur nga polici dhe nga një fqinj, që shumë shpejt e humbën nga sytë.

Megjithatë, nga një kamera rruge e njohën dhe i bënë kontroll.  Në makinë atij iu gjetën mallrat  vjedhura, bizhuteri, e për këtë arsye u vu në pranga për tentativë vjedhjeje në shtëpi.

Pas një gjykimi shumë të drejtë, gjyqtari urdhëroi arrest shtëpie për të me një byzylyk elektronik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat