Arrestohet shqiptari, ishte bashkëpunëtor i serbit të tmerrshëm, Igor Rusi

Diaspora

Arrestohet shqiptari, ishte bashkëpunëtor i serbit të tmerrshëm, Igor Rusi

Më: 4 janar 2019 Në ora: 16:38
Igor Rusi

Policia italiane e komunës Berra në provincën e Ferrarës ka vënë në pranga shqiptarin nga Kosova, Afrim Bejzaku i konsideruar si bashkëpunëtor e anëtar i grupit kriminal të të tmerrshmit "Igor Rusi", serbi i njohur me emrat Igor Vaclavic apo Norbert Feher , e aktualisht i burgosur në Spanjë me akuzën e 5 vrasjeve.

Afrim Bejzaku 37 vjec i lindur në ish Jugosllavi, e me precedent penal është dënuar nga Prokuroria e Rovigos me 2 vjet e 3 muaj burg me akuzën e grabitjeve të kryera në të shkuarën në territorin e rajonit të Venetos.

Afrim Bejzaku nuk rezulton të ketë lidhje me vrasjet e kryera nga "Igor Rusi" por hetimet vërtetojnë se ai ka qënë pjesë e "bandës Pajdek", këtij grupimi kriminal i specializuar në grabitje e ku bënte pjesë dhe "Igor Rusi" në periudhën para se të kryente vrasjet.

Igor Vaclavic, u arrestua në Spanjë më dhjetor të 2017 pas disa muajsh i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai është autori i vrasjes së dy personave në Itali gjatë grabitjeve me armë si dhe të 3 personave në Spanjë, mes të cilëve dhe dy punonjës policie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat