Lidhja e krijuesve shqiptarë në mërgatë, jetësoi vitin e pestë jubilarë në emigracion

Diaspora

Lidhja e krijuesve shqiptarë në mërgatë, jetësoi vitin e pestë jubilarë në emigracion

Nga: Xhorxh Adi Më: 5 janar 2019 Në ora: 13:45
Lidhja e krijuesve shqiptarë në mërgatë, jetësoi vitin e pestë jubilarë në emigracion

Z. Qyqalla, fillimisht ju uroj vitin 2019, të jetë një vit i mbarë për ju dhe shqiptarët kudo që jetojnë!

Hasan Qyqalla: Ju falënderoj dhe përzemërsisht përshëndes lexuesin tuaj dhe mbarë bashkëkombësit shqiptar kudo që jetojnë dhe veprojnë!

Z. Qyqalla: “Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë ” këtë vit, pra në muajin nëntor, i mbushë pesë vite nga  themelimi i saj, me ju si kryetar. Por, gjatë këtyre viteve janë intensifikuar dukshëm aktivitetet dhe në anën tjetër anëtarësia sa vijnë e shtohen, si e shpjegoni këtë masivizim të LKSHM?

Hasan Qyqalla: Kujtoj, siç e kam cekur edhe më parë, arti është bërthama më fisnike, rreth së cilës jemi bashkuar. Ndoshta, kam të drejtë të vë si përgjigje, urtinë e Xhorxh Adit: "Asgjë nuk është e pamundur, nëse ajo zhvillohet në kohën e duhur"! Andaj, koha e dëshmoi, se paska qenë imperativ kohe, kjo nismë që vazhdon aktivitetet me dinamikë të shtuar dhe shtrirje të gjerë  në gjeografinë e emigracionit shqiptarë në gjithë globin. Me këtë dua të them se, pas gjithë atyre angazhimeve të bashkëmërgimtarëve tanë, gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, sikur iu kthyem prirjeve e pasionit, që ta kultivojmë më tej. Kjo, mbase mërgimtarët tanë, treguan se nuk janë vetëm absorbues të vlerave por edhe lëvrues të mirë.

Pra, nuk mund të mos i përmendi dhe të jam falënderues për të gjithë anëtarët e LKSHM-së, të cilët me gatishmërinë  dhe kontributin e dhënë, e në veçanti z. Fran Tanushi dhe z. Mentor Thaqi, që bashkërisht i koordinojmë dhe akordojmë veprimtarinë tonë, kuptohet me sfida gjatë rrugëtimit, kemi arritur te këto suksese.

z. Qyqalla, mund të na thoni, disa nga veprimtaritë dhe të arriturat e LKSHM-së, brenda këtij pesëvjeçari?

Hasan Qyqalla: Sinqerisht ato janë të shumta. Por, do të përpiqem t’i përmend në pika të shkurtra, disa sosh. Që nga themelimi jemi përqendruara në tre Festivale poetike vjetore, kombëtare e ndërkombëtare, të cilat tani më kanë zënë rrënjë dhe janë kthyer në traditë , ato janë: "PAVARËSIA POETIKE (TAKIMET PRANVERORE)",  "PROMENADË MËRGIMTARE" (TAKIMET VERORE NË ATDHE) DHE TAKIMET (NËNTORI HISTORIK KOMBËTAR)  "NËNTORI POETIK".
Pra, përveç këtyre aktiviteteve të lartcekura vjetore, ne si LKSHM nuk mbesim të kufizuar vetëm brenda këtyre aktiviteteve. Po, aktivitetet tona fillojnë në janar dhe përfundojnë në dhjetor, me shumë suksese, do të ndalemi vetëm gjatë këtij viti (2018), siç janë: Takimet në përkujtim të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, që koordinohen nga përfaqësuesit tanë: Mentor Thaqi dhe Neki Lulaj, me Klubin "Bardhosh Gërvalla" në Ludwigsburg si dhe "Kadri Zeka" në Kirchheim Teck. Andaj, kemi edhe takimet pranverore "PAVARËSIA POETIKE", për të vazhduar me takimet verore në hapësirat tona kombëtare "PROMENADË MËRGIMTARE", që mbahen në: Prishtinë, Strugë, Dibër, Gostivarë, Tetovë, Shkup, Shkodër, Tiranë, Laç, Vlorë, Sarandë, Valbonë etj.
Ky vit (2018) u shpallë nga të dy Kryeministrat shqiptarë, VITI I GJERGJIT, ku të ftuar ishim edhe ne si LKMSH, që së bashku me Dan Kosumin morëm pjesë në takimin letrarë “ORA E GJERGJIT”, që u mbajte në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Mirëpo, vlen të apostrofojmë edhe nxjerrjen e dy Antologjive poetike dhe, atë  për Shenjtoren Nënë Tereza, VARGJE PËR NËNËN dhe për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun MOTI I MADH, përgatitur nga unë (Hasan Qyqalla) dhe Fran Tanushi), ndërsa i sponzoruar nga presidenti i Firmës "R.M.Bau GmbH", z. Ramiz Muharremi. Më pastaj organizuam, në koordinim z. Fran Tanushi, me Klubin Letrar "Martin Camaj" në Mynih Orë Letrare dhe promovime librash, kurse nën ombrellën e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizuam takimet tradicionale "PROMENADË MËRGIMTARE", për dy ditë radhazi. Më 6 gushtë (në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë) dhe më 7 gusht në Valbonë (nën organizimin e veprimtarit Can TAHIRI, poetit Hasan Selimi dhe Krijuesve nga Tropoja). Aty, më pas na argëtoi Ansambli nga Tropoja, që ishte si një festë e madhe kombëtare.

Pas këtyre të arriturave në vendlindje dhe pas kthimit tonë në vendet e emigracionit, filluan përgatitjet për takimet, përkatësisht promovimet e titujve të rinj. Së pari patëm në Panairin e Librit në Frankfurt, ku iniciatorë dhe koordinatore ishte zëdhënësja e LKSHM (dhe sekretare e LSHAKSHGJ), z. Seveme Fetiqi. Këtë vit, organizuam edhe Akademi për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun (ku fjalën kryesore e mbajti Prof. Paulin Zefi), më 6.10.2018 në Iserlohn të Gjermanisë, sikur edhe orën letrare me promovime të reja, siç është tani më në traditën tonë. Mos të harrojë të përmend dhe vlerësoj shumë bashkëpunimin edhe Unionin e Bizneseve Shqiptare në Gjermani, ku dita ditës është shtuar me një intensitet të theksuar, falë kryesisë, në krye z. Nazmi Viça, nënkryetarin z. Gani Nuha, sekretarit z. Nexhmedin Veliqi dhe Drejtorit z. Bekim Brestovci. Të ftuar NDERI, (gjithsesi me pëlqimin edhe të kryetari të këtij projekti z. Shani Hamitaga) në Konferencën e mbajtur në Prishtinë ishim pjesëmarrës. Ishte një ndjenjë e veçantë, edhe FTESA dhe pjesëmarrja ime (si Kryetar i LKSHM), në këtë konferencë...! Pra, sikur filloi cirkulimi trekëndësh, mes Min. Diasporës, LKSHM-së dhe Unionit të Bizneseve.

Ne, si LKSHM, ishim të ftuar edhe në Prizrenin historik, nga kryetari i Komisionit të Qeverisë së Kosovës, për kremtimet e manifestimeve për Vitin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, veprimtarin e mirënjohur, z. Jahja Lluka, mora pjesë! Aty u zbuluan shtatoret e themeluesve të shtetësisë Shqiptare, Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sulejman Vokshit!
Krejt për fund, do përmend edhe Ftesën nga editorët e revistes "Ars Albanica", Prof. Dr. Zeqirja e Zejnepe Rexhepi në Tetovë, ku si anëtar i redaksisë, u paraqita me një fjalë rasti dhe u nderova me Mirënjohje.

Këto, do ishin disa nga aktivitetet tona të bujshme, pa u zgjeruar edhe në veprimtaritë e aktivitetet e anëtarëve tonë, si përfaqësues të denjë të asociacionit të LKSHM.

Z. Qyqalla:  Sa janë të vështira organizimet në botën e emigracionit, pra, atje ku jetoni e veproni?

Hasan Qyqalla: Vërtet sfidat janë të mëdha, mbase janë edhe të kushtueshme organizimet në botën perëndimore. Andaj, përpiqem që me çdo mundësi të mundshme, t'i kursejmë krijuesit pjesëmarrës, mbase ata vijnë nga vende të largëta dhe shpenzojnë mjaft. Nëse kemi parasysh vetëm një biletë udhëtimi nga Zelanda e Re, Australia, Kanadaja apo Amerika, sa bënë!? Dhe kjo për një aktivitet, që ne si LKSHM, nuk kemi mundësi t'i përballojmë dot!

Z. Qyqalla:  Po si ia dilni atëherë? Na thuaj më konkretisht, të lutem z. Kryetar!

Hasan Qyqalla: Atëherë, dëgjo të lutem. Ne kemi hartuar një strategji ndryshe, nisë nga pamundësia e thashë e thënave, për keqpërdorim mjetesh. Dihet, se sikur jemi të prirë për gjëra të ulëta, pavarësisht pretendimeve të ngritjeve individuale megalomane. Pra, sikur nuk jemi liruar nga egoizmi primitiv apo negativ. Ndaj, strategjia e jonë është: kush, sa dhe si mund të ndihmojë! Ne ju themi troç: Lekë nuk pranojmë në dorë (vetëm përmes llogarisë bankare të LKSHM, nëse...), por dikush (fjalën e kam për afaristët, kryesisht) merr përsipër drekën apo darkën, tjetri sallën, një tjetër fjetjen, e kështu me radhë. Andaj gjej rastin t'i falënderojë gjithë ata që ndihmuan në mbarëvajtjen e aktiviteteve tona, pa të cilët do ishte e pamundshme veprimtaria jonë, si: Fondacioni "Besa" nga Mynihu, veprimtarin e humanistin e nderuar z. Xhelil Musa, aktorin e afaristin e mirënjohur z. Bekim Gashi, afaristin e suksesshëm z. Sami Hyseni, Vëllezërit Thaqi, afaristin e sportistin z. Gani Krasniqi, pastaj z. Gëzim Kelmendi, z. Ilir Mulaku, krijuesen z. Drita Nikoliqi, z. Ejup Berisha, z. Ramiz Muharremi, ecc. i dipl., ...etj.

Z. Qyqalla:  Po përflitet, nga disa, se ju ka skaduar mandati si kryetar, madje thuhet se keni shkelur Statutin e LKMSH-ës, sa është e vërtetë kjo?

Hasan Qyqalla: Nuk kam asnjë arsye të shkel Statutin. Pse të shkel? Unë kisha nderin të zgjidhem kryetari i parë! Ndryshe, kam dëgjuar edhe vet për këtë dezinformoftë të kulluar! E dini, si ishte rrjedha? Në Kuvendin tonë themelues, pas zgjedhjes sime për Kryetar (me shumicë votash), përfaqësuesi nga Austria z. Anton Marku, propozoi që Kryetari të zgjidhet për dy (2) vjet, fillimisht. Duke pas parasysh, gatishmërinë dhe aftësinë organizative, nga Kryetari i zgjedhur. Pas dy vitesh, në mbledhjen e Kuvendit të dytë zgjedhorë, mes tjerëve, fjalën e merr z. Anton Marku (përfaqësues nga Austria), dhe propozon (tekstualisht): “Që nga ky vit, pasi jemi tejet të kënaqur për angazhimet dhe organizimet e bëra nga Kryetari Qyqalla, të zgjidhet për katër (4) vite. Tanimë Kryetari do ketë mandat jo më dy plus dy vite, por për katër (4) vite”. Kjo është futur në Procesverbal (mbajtur nga z. Seveme Fetiqi), dhe është vërtetuar nga komisioni e protokolluar! Tani, është sistemuar edhe në Statutin (e plotësuar) të LKSHM. Edhe një gjë dij të them, që nëse një anëtarë ka bërë ankesë me shkrim në adresën time apo të Kryesisë së LKSHM-së, unë do kërkoj falje publike dhe do ofrojë dorëheqjen time të parevokueshme. Por, këta janë ca smirëzinjtë që janë, apo siç thotë Prof. Daut Demaku: “Të tillët janë egoist primitiv”. Kundruall të tillëve, niveli i organizmave tanë, është tejet i avancuar. Ndaj, nuk merremi me krrokamat e natës vajtuese, por me ART të mirëfilltë sikur edhe me eksplorimin e vlerave të mirëfillta, pasi në krijimtari edhe i bëjmë karshillëk letërsisë moderne. Zgjedhjet e radhës do mbahen sipas Statutit, në nëntor 2019.

Z. Qyqalla: Përkundër gjithë të arriturave, keni ndonjë përjetim që të ka lënë gjurmë të pashlyer?

Hasan Qyqalla: Kjo pyetje më erdhi si një goditje (e papritur) në zemër! Kjo, mbase pikërisht këtë vit, përkatësisht, më 5 shtator, ndërroi jetë, kryepërsonazhi i jetës sime, NËNA! E dini se dhuntinë time prej krijuesi e para që e zbuloi, ishte Nëna ime! Kjo, mbase me poezinë për "8 marsin", që i dedikohej Nënave atëkohë, në mars të 1976, u botua poezia ime e parë në revistën "Shëndeti"! Ajo ishte dhe mbeti "çelësi" i pentagramit të krijimtarisë sime. Prandaj, ky vit i ri do jetë ndryshe nga vitet tjera, por kam aq kujtime të ëmbla sa do krenohem me Nënën time heroinë!

Z. Qyqalla:  Diçka për fund?!

Hasan Qyqalla: Nëna, dhimbje e përjetim...! Juve dhe lexuesve tuaj GËZUAR 2019!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat