Shqiptarja aksidentoi italianin për vdekje: U përpoq të më përdhunojë

Diaspora

Shqiptarja aksidentoi italianin për vdekje: U përpoq të më përdhunojë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 15:34
Massimo Garitta dhe Aurela Perhati

Policia italiane ka vënë në pranga me akuzën e vrasjes një 24 vjeçare shqiptare banuese në komunën Ovada në provincën e Alessandrias.

Shqiptarja Aurela Perhati banuese prej dy vitesh në këtë qytet akuzohet se ka aksidetuar për vdekje 53 vjeçarin italian Massimo Garitta.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 31 dhjetorit. Pas aksidentit 24 vjeçarja shqiptare është larguar nga vendngjarja.

Falë gjurmëve  të lëna në xhupin e viktimës nga marmita e automjetit tip Lancia Y e zezë në zotërim të Aurela Perhatit, policia italiane ka mundur ta identifikojë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme e pas 6 orësh marrje në pyetje 24 vjeçarja Aurela Perhati ka rrëfyer versionin e  saj të ngjarjes. Ajo ka treguar se nuk e njihte më parë Massimo Garrittan e se rreth orës 18:45 të 31 dhjetori  ka pranuar ta  shoqërojë  me makinë.

 Ky i fundit njihet nga policia italiane si person narkoman që shpesh herë kërkonte lëmoshë në rrugë për të blerë drogë.

Sipas Aurela Perhati, viktima është përpjekur ta dhunojë seksualisht duke e detyruar të zbres nga automjeti në një zonë të izoluar. Ajo ka mundur të largohet e gjatë manovrës me makinë e ka aksidentuar.

"Mendova se vetëm e kam prekur me makinë e jo aksidentuar deri në vdekje", ka deklaruar ajo.

Për mediat lokale italiane avokati i saj mbrojtës është shprehur se "nuk ka qënë vrasje e qëllimshme dhe e paramenduar. Ka qenë një rast tragjik e i pafat."

Për policinë italiane mbetet ende pikëpyetje disa momente të kësaj ngjarje e në veçanti motivi i këtij aksidenti.

Prokurori i çështjes Enrico Cieri ka deklaruar se "motivi i dhunës seksuale është për t'u marrë në konsideratë, por ende për t'u verifikuar. Viktima është gjetur me pantallona të ulura por njëkohësisht dhe 24 vjeçarja ka pranuar qëllimin e saj për të përplasur me makinë. Për identifikimin e autorit kanë ndihmuar mjaft dhe dëshmia e dy personave si dhe videokamerat e sigurisë rrugore."

Aurela Perhati ndodhet aktualisht në burgun e Vercellit. Ajo jetonte në Ovada së bashku me familjen e saj, aktualisht ishte  e papunë por deri para disa muajsh kishte punuar si shitëse në një dyqan këpucësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat