Mbyllet në qeli babai monster, avokati kërkon ekspertizën e shëndeti të tij mendor - Bota Sot
Mbyllet në qeli babai monster, avokati kërkon ekspertizën e shëndeti të tij mendor

Diaspora

Mbyllet në qeli babai monster, avokati kërkon ekspertizën e shëndeti të tij mendor

Më: 5 janar 2019 Në ora: 15:42
Anxhelina Petro

Gjykata greke e Korfuzit ka vendosur të lërë në burg shqiptarin Aleko Petro, të akuzuar për vrasjen e vajzës së tij Anxhelina Petro. Seanca gjyqësore zgjati rreth dy orë dhe i pranishëm ka qenë edhe një avokat i autorizuar nga mamaja e viktimës, ish-bashkëshortja e Aleko Petros.

Avokati mbrojtës i 52-vjeçarit ka kërkuar që klienti i tij të kryejë një ekspertizë të shëndetit mendor, duke argumentuar se Aleko Petro mund ta ketë kryer krimin nën kushte të rënduara psikologjike.

I pandehuri pranoi krimin para hetuesve. Me kërkesë të Prokurorisë, trupa gjyqësore e la Aleko Petron në burg deri në përfundim të hetimeve për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik mbrëmjen e 2 janarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...