Shqiptari qëllon bashkëshorten me thikë, 45 vjeçarja në koma në spitalin e Athinës

Diaspora

Shqiptari qëllon bashkëshorten me thikë, 45 vjeçarja në koma në spitalin e Athinës

Më: 5 janar 2019 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Krimi në familjet shqiptare godet sërish, por këtë herë ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi.

Një sherr banal mes çiftit Bardhi, të cilët jetonin prej vitesh në qytetin e Korinthit në Greqi, degjeneruar në një ngjarje të rëndë.

Burri i familjes kishte pritur bashkëshorten e tij jashtë një shtëpie ku ajo punonte dhe pasi ishin grindur, e qëlloi disa herë me thikë.

Aktualisht 45-vjeçarja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga policia helene, është transportuar për në spitalin e Athinës, ku edhe është në gjendje kome, transmeton tch.

Policia greke është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka ngritur postblloqe të shumta, për të bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes së rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat