Zbardhen detajet si e masakroi me thikë 45-vjeçari shqiptar gruan e tij në Greqi

Diaspora

Zbardhen detajet si e masakroi me thikë 45-vjeçari shqiptar gruan e tij në Greqi

Më: 6 janar 2019 Në ora: 09:01
Çifti

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku një krim është shënuar në një familje shqiptare që jeton në Greqi. 

Sipas mediave grek një 45-vjeçar shqiptar, ka therur disa herë më thikë bashkëshorten e tij po shqiptare. 

45-vjeçarja ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar në Athinë për trajtim më të specializuar. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe orët në vijim sipas mjekëve do të jenë vendimtare për jetën e saj. 

Burri kishte pritur gruan e tij jashtë një shtëpie ku ajo punon dhe pas debateve të ashpra me të, e ka qëlluar me thikë disa herë. 

I dyshuari u largua dhe është shpallur në kërkim nga policia. Ndërsa 45-vjeçarja shqiptare fillimisht u dërgua në spitalin e Korinthit dhe më pas u transportua drejt Athinës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale, megjithatë kjo do të zbardhet nga hetimet e policisë greke.

Kujtojmë se kjo është ngjarja e dytë që trondit opinionin brenda një jave në fmailjet shqiptare. 

Pak ditë më parë, në Korfuz babai shqiptar Aleko Petro (me emër të ndryshuar nga Bardhyl Guri), qëlloi për vdekje me shufë hekuri vajzën e tij Anxhelina Petro dhe e varrosi në oborrin e shtëpisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat