Vrasja e truprojës në Londër, mediat britanike: E vranë shqiptarët

Diaspora

Vrasja e truprojës në Londër, mediat britanike: E vranë shqiptarët

Më: 6 janar 2019 Në ora: 11:03
Tudos Simionov

Mbrëmjen e ndërrimit të viteve, një truprojë humbi jetën në Londër pasi u godit me thikë në kraharor nga persona ende të paidentifikuar. Gjithçka ndodhi në një festë të quajtur “drita e kuqe”, që zhvillohej në një shtëpi ku mblidheshin para nga tutorët, prostitutat dhe trafikantët e drogës.

Sipas medias britanike “Daily Mail”, truproja 33-vjeçar Tudos Simionov, u vra nga shqiptarët pas një përleshjes mes bandave.

Autorët, që besohet të jenë gangsterë shqiptarë, kishin shkuar në festën me “drita të kuqe” ku ishte pjesëmarrës edhe truproja dhe ky i fundit mbeti i vrarë me thikë në gjoks nga përleshjet.

Sipas hetimeve policore të deri tanishme mendohet se gjithçka ndodhi pas një betejë mes bandave rivale, pasi shqiptarët po mundohen të marrin kontrollin e sa më shumë zonave në Londër.

Festa me “drita të kuqe” besohet se ishte organizuar nga Eddie Davenport 53 vjeç, i cili rezulton të ketë qenë i dënuar me 8 vite burgim për mashtrim me vlerë 4.5 milionë Paund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat