Siguria, mbrojtja e Kosovës dhe Diaspora

Diaspora

Siguria, mbrojtja e Kosovës dhe Diaspora

Nga: Migjen Kajtazi Më: 7 janar 2019 Në ora: 06:17
Migjen Kajtazi

Jam me pushime për disa ditë në Champex Lac, një vendi i përkdhelur nga natyra me bjeshkët e mbuluara me pisha të gjata, me një liqe që shpesh dimrit ngrihet e që bën që shumë tursitë të përfitojnë e të ndiejnë kënaqësin të ecin mbi të. Sot pata fatin të eci mbi liqe të ngrirë dhe të ndiejë zhurmën që liqeni i ngrirë shpërndante. Në ketë ndienjë të përcjellur edhe me frikë ashtu mu kujtua shprehja që « Lumi flenë kurse armiku nuk flenë », buzagazë, vazhdova rrugën duke u zhytur në thëllesin e bjeshkëve dhe në reflektimin e borës isha i kënaqur që kisha ecur pa ndier hapat e mijë po thuajë një orë dhe vendosa të kthehem e të pijë një kafe në resturantin që më pihet kafeja më së shumti …Në fakt prej shumë restoranteve që gjinden në Champex nuk e di pse po restauranti që e ka emrin Gentiana është restaurant që më tërheq më së shumti të pijë kafe !!!

Para se të shkojë në pushime, i kisha dhën vetit detyrë që të mos të lexojë gazetat në internet, që të jemë i shkëputur së paku disa ditë nga informatat e shumta.

Rezistova dy ditë pa lexim në internet, po ja që sotë forca e informatës ishte më e fortë se une dhe sapo u ula në kafe, ende pa porositur fillova të shikojë faqetë e ndryshme të gazetave në gjuhën frenge dhe shqipe. Dhe dihet që forcë tërheqëse kanë gazetatë në Kosovë që prijnë me lajme që nuk mundem ti anashkalojë… ajo që bije në sy sapo konsultojë këto informata është lajme nga kronika e zezë për fatkeqësite e komunikacionit që ka marrur prapë jetë…Më nuk flitet për raste të izoluara po kemi të bejmë me fenomen që shoqëria shqiptare është duke përballur dhe thirrjet e ndryshme nuk po japin rezultat që të shpëtohen jetë… kur kemi të bëjm me sigurinë e qytetarit nuk kemi nevojë të marrim kritere dhe parametrat zvicran po mundemi të marrim shembullë nga « teoria e dritarës të thyer – Broken Windows » që bazohet që një dritare e thyer nëse nuk zevendsohet shpejtë, edhe dritaret tjera të pathyera do të thyhen, si thirrje për tolerance zero…Kritere që sherbejnë për të matur sigurin e qytetarit zviceran për momentin as nuk bëhet fjalë të përdoren në Kosovë. Fatëkeqesisht ...

Për shembullë, si kriter për sigurinë e cilësis të qytetarit zviceran ndër tjera është edhe ndriqimi sa më i mirë i lagjeve dhe parqeve të qyteteve e ky kriter dihet që nuk mundet të futet në Kosovë se pjesa më e madhe e qytetarëve kanë reduktime të elektrisitetit…

Po kur marrim gjithë numërin e viktimave të fatëkeqesive të komunikacionit, ajo që duhet të bëhet sa më shpejtë për të shpëtuar jetë, organet gjegjëse dhe e gjithë shoqëria në Kosovë duhet të kordinohen për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme së paku për një periudhë kohore të caktuar…

Pa harruar fenomenin e aksidenteve të komunikacionit lexojë lajmin që presidenti serb ishte viktimizuar edhe një herë për faktin që Zv.presidenti i parlamentit evropian bën homazhe te varri i Adem Jashari si formë për të treguar që politika e tijë është vazhdim i politikës të Miloshevicit. Pa e mbaruar fare deklaraten e Vucicit mu kujtua shkrimi i Andrea Nativi redaktor i revistës italiane të mbrojtjesë RID që kishte botuar një shkrim për pranin e forcave serbe në Kosovë në Gazetën « Golias » në vitin 1999 faqe 42-46, sipas Zotëri Nativi forcat serbe të pranishme në Kosovë gjatë kësaj periudhe kishin : forca speciale të policisë 10000 persona, forca antiterrorriste 1000 persona, forca ushtarake 40000 persona dhe pa përmendur forca paraushtarake të përbër nga serbët vendas mbi 30'000 persona. Këto forca ishin radhitur në formë të patkuajt dhe nëse shofim tani këto forca janë ende të radhitura në formë të patkuajtë të madhë dhe të gjerë në tër vijën kufitare me Kosovën...

Informatat për luftën e Kosovës ishin si pregaditje për mua për vizitën në mbremje që bëra në Bunkerin e artilerisë në Champex. Bunker me potencial të strehimit të 300 ushtarëve, me kapacitet të zjarrit të shumë topave të kalibërve të ndryshëm. Ndërtimi i këtij bunkeri fillojë në vitin 1943 si pregaditje për mbrojtjen gjatë luftës së dytë botërore dhe ishte aktivë deri në vitin 1994 kur u konsiderua që me rënjen e murit të Berlinit qasja për politikën mbrojtëse të Zvicrës kishte ndryshuar. Zvicra ishte në situat të ketë pregaditje të tillë mbrojtëse që të ndertojë anë e mbanë territorit të sajë strhimore e bunker me karakter luftarak se kishte dekada që nuk ishte e ekspozuar drejtpërdrejtë luftës. Me vizitën time në ketë bunkër nuk munda të mos kujtojë pjesëmarrjen e diasporës në luftën për Kosovë. Diaspora shqiptare me dashuri për Kosovë, që kishte shijuar lirinë e vendeve pritës ku referencat për funksionimit të shtete demokratike ishin pikë referim për Kosovën.

Kosova, e tëra e marrur pengë nga forca të shumta serbe nuk e frikësuan Familjen JASHARI që u bë simbolë i luftës dhe lirisë të Kosovës. Familja JASHARI, simbol i forcës të shqiptarëve që lufta për Liri ishte më e fortë se gjithë armatimi dhe prania e madhe e ushtarakëve dhe paramilitarëve të veshur me petka e me nofka të kafësheve të ndryshme ….

Vizitojë, depon e armëve, dhomën e ushtarëve, pikat e zjarrit, komanden e bunkerit , njësitë e komunikimit, të ushqimit, të energjisë, etj. Dhe ky konfigurim të funksionimit të bunkerit më japë vizionin e Ushtrisë të Kosovë që në misionin dhe radhitjen e vetë do ketë vendë për pjesëtarët e Diasporës si pjesë e pandarë e Kosovës.

Shofë se vizitorët zvicran me shumë kurreshtje dhe me krenari përcillnin ciceronin e bunkerit e kjo krenari e vizitorëve më bëri të mendojë duke dalur nga bunkeri që sa më shumë të forcohet siguria e qytetarëve të Kosovës aq më shumë do forcohet mbrojtja e Kosovës…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat