5 të plagosur/ Shqiptarët rrahin peruanët e rumunët - Bota Sot
5 të plagosur/ Shqiptarët rrahin peruanët e rumunët

Diaspora

5 të plagosur/ Shqiptarët rrahin peruanët e rumunët

Më: 7 janar 2019 Në ora: 14:28
Shkaku i sherrit ishte ngacmimi i një peruaneje 18-vjeçare nga ana e një shqiptari.

Pesë të plagosur është bilanci i një sherri me protagonistë shtetas shqiptarë, rumunë e peruanë në Firenze, i nisur brenda një diskoteke në rrugën Servi.

Shkaku i sherrit ishte ngacmimi i një peruaneje 18-vjeçare nga ana e një shqiptari.

Ngacmimi solli reagimin e vajzës dhe të të dashurit të saj, një rumun 19-vjeçar, që gjithashtu ishte i pranishëm.

Debati i ndezur degjeneroi në përleshje fizike, nga e cila më tepër e pësoi çifti. Shqiptarit iu bashkuan një numër patriotësh që u hodhën menjëherë nëç ndihmë të tij. Sherri u ndërpre përkohësisht nga ndërhyrja e njërit prej rojeve të sigurisë të diskos, por u rindez pak minuta më pas.

Pas daljes nga diskoja, rumuni telefonoi vëllain dhe të atin për t’u hakmarrë ndaj shqiptarëve, por këta të fundit, më të shumtë në numër, i sulmuan dhe i rrahën.

Shumica e pjesëmarrësve në sherr ishte larguar nga vendngjarja kur aty mbërritën forcat e policisë të kuesturës së Firenzes, megjithatë policët kapën tre prej tyre, dy shqiptarë, 19 e 20 vjeç, dhe peruania.

Midis pesë të lënduarve të transportuar në spital ishte edhe vajza peruane, ndërkohë që autoritetet kanë sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë brenda e jashtë diskos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...