Një shqiptar rritës kanabisi kapet në Britani - Bota Sot
Një shqiptar rritës kanabisi kapet në Britani

Diaspora

Një shqiptar rritës kanabisi kapet në Britani

Më: 8 janar 2019 Në ora: 06:36
Shpëtim Hysenlikaj

Një shqiptar është dënuar me 1 vit burg në Angli. Mediat britanike raportojnë se bëhet fjalë për 39-vjeçarin Shpëtim Hysenlikaj, i cili qëndronte ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ai akuzohet për kultivim dhe rritje kanabisi në një shtëpi në Gloucester.

Prokurori i çështjes Brendan Moorhouse tha se “Çdo dhomë e shtëpisë ishte konvertuar për rritjen e kanabisit. Ai u ndalua më 30 Nëntor të vitit të kaluar.

Policia kishte sekuestruar gjithsej 166 bimë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes. Policia vlerësoi se nga shitja e lëndës narkotike do të përfitohej një vlerë prej 132,720 euro”.

Ndërsa në gjykatë u tha se Hysenlikaj ishte thjeshtë një “kopshtar” dhe nuk kishte një rol kyç.

Avokati mbrojtës, Gareth James tha: “Ai është një shqiptar që erdhi këtu verën e vitit që lamë pas. Ai nuk kishte mundësi të punësohej. Në këto kushte nuk kishte mundësi të mbulonte shpenzimet e jetesës. Për këtë arsye u detyruar që të punonte aty dhe të siguronte një strehë. Anëtarë të tjerë të komunitetit shqiptar e shfrytëzuan. Duke qenë në një situatë të vështirë, ai ishte përdorur”.

Ndërsa, gjykatësi shtoi: “Ai nuk është i mitur që të përdorej nga të tjerët. Pas përfundimit të dënimit ai do të dëbohet nga Britania si një kriminel i huaj”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...