Të përfshirë në mafia dhe trafik droge, arrestohen 16 persona në Leçe - Bota Sot
Të përfshirë në mafia dhe trafik droge, arrestohen 16 persona në Leçe

Diaspora

Të përfshirë në mafia dhe trafik droge, arrestohen 16 persona në Leçe

Më: 9 janar 2019 Në ora: 14:38
Konferenca per media

Në Salento, policia ka ekzekutuar 16 urdhër-arreste, për persona të dyshuar të përfshirë në aktivitet kriminal mafioz dhe në trafik të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, 49 vetë janë nën hetim. Hetimet e karabinierisë së Leçes, në bashkëpunim me policinë në Ravena, por edhe me zyrat policore të Italisë së jugut kryesisht, kanë deklaruar se të arrestuarit i përkasin një grupimi të gjerë të përfshirjes në aktivitet mafioz dhe kriminal, shkruan media italiane “Il Messangero”.Të dyshuarit gjithashtu është mësuar se kishin lidhje me mafioz të grupit “Sacra Corona Unita”.

Të arrestuarit janë kryesisht italianë, nga Leçe, por ndër ta janë edhe tre shqiptarë të quajtur Eltion Isufaj 30 vjeç, Soni Hajdari 24 vjeç dhe Krenar Skëndaj 46 vjeç. Ky i fundit njihej prej autoriteteve të Italisë, si një person me të shkuar të errët kriminale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...