Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari përplaset për vdekje teksa kthehej në shtëpi - Bota Sot
Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari përplaset për vdekje teksa kthehej në shtëpi

Diaspora

Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari përplaset për vdekje teksa kthehej në shtëpi

Më: 9 janar 2019 Në ora: 20:24
Ilustrim

Një 85-vjeçar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Pistoia të Italisë, pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja e rëndë, sipas mediave fqinje ndodhi gjatë pasdites të së martës, në rrugën Fiorentina, në periferi të Pistoias. 

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin San Jacopo, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Në timonin e makinës që përplasi shqiptarin ishte një 76-vjeçar italian.

I moshuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po kthehej për në shtëpi dhe po kalonte në vizat e bardha, kur gjeti vdekjen. I mbërritur thuajse në anën e kundërt të karrexhatës, makina e hodhi 85-vjeçarin disa metra larg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...