Vrau kunatin 15 vjet më parë, kapet në Itali shqiptari i dënuar me 19 vjet burg - Bota Sot
Vrau kunatin 15 vjet më parë, kapet në Itali shqiptari i dënuar me 19 vjet burg

Diaspora

Vrau kunatin 15 vjet më parë, kapet në Itali shqiptari i dënuar me 19 vjet burg

Më: 10 janar 2019 Në ora: 11:07
Ilustrim

Një tjetër i kërkuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje bie në pranga falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët.

Si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policinë italiane, shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Romës u lokalizua vendndodhja në Bergamo, Itali dhe më pas u kap e arrestua shtetasi Dritan Karaj, 38 vjeç, nga Kruja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata për Krime të Rënda Tiranë me vendimin e datës 8 korrik 2004, e ka dënuar me 19 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Heqja e paligjshme e lirisë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Vetëgjyqësi, kryer në bashkëpunim”.

Në Fushë-Krujë, në 11 mars 2004, i pandehuri Dritan Karaj ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij dhe është larguar nga vendngjarja.

Gjatë periudhës që Karaj qëndronte i fshehur, së bashku me një shtetas tjetër i kanë hequr padrejtësisht lirinë për qëllim përfitimi të një shume prej 7 mijë eurosh, shtetasit E.T. Për këto vepra penale i pandehuri është hetuar e gjykuar në mungesë dhe është deklaruar fajtor duke u dënuar me vendim të formës së prerë.

Kapja dhe arrestimi i tij në Itali u bë me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...