Itali, 2 shqiptarë e 5 nigerianë kapen me 11 kg drogë - Bota Sot
Itali, 2 shqiptarë e 5 nigerianë kapen me 11 kg drogë

Diaspora

Itali, 2 shqiptarë e 5 nigerianë kapen me 11 kg drogë

Më: 11 janar 2019 Në ora: 17:49
Kanabis

Policia italiane ka zbardhur sot detajet e një operacioni antidrogë ekzekutuar gjatë natës së shkuar në afërsi të autostacionit Tibus Tiburtina në Romë të Italisë.

7 persona, 2 shqiptarë e 5 nigerianë janë arrestuar në flagrancë me 11 kg marijuanë e 6500 euro cash. Dy shqiptarët janë të moshës 23 e 27 vjeç.

Reparti antidrogë i policisë së Romës kishte rënë në gjurmët  e 5 trafikantëve nigerianë që vepronin pranë autostacionit Tibus Tiburtina.

Pas ndjekjes gjatë natës, policia italiane ka ekzekutuar arrestimin e tyre në një apartament në Romë brenda të cilit ndodheshin dy shtetasit shqiptarë.

Në apartament u gjetën 11 kg marijuanë e 6500 euro cash. 7 personat u vunë në pranga e aktualisht ndodhen në burgun Regina Coeli të Romës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...