Artileria e Rëndë – Ish Sekretari i Brendshëm Zike dhe Shkencëtari Lindgren i bashkohen Daniel Cannon-it në Artillery One

Diaspora

Artileria e Rëndë – Ish Sekretari i Brendshëm Zike dhe Shkencëtari Lindgren i bashkohen Daniel Cannon-it në Artillery One

Nga: Senton Kaçaniku Më: 14 janar 2019 Në ora: 09:22
Ryan Zinke

Artillery One me kënaqësi bën të ditur se ish Sekretari i Brendshëm dhe Kongresmeni i Shteteve të Bashkuara Ryan Zinke është bashkëngjitur si Drejtor Menaxhues. Zinke ka shërbyer si Komandant i Navy Seals, përfshirë edhe gjatë luftës në Kosovë, para një karriere të gjatë në shërbim publik, e cila arriti kulmin kur ai u emërua Sekretar i Brendshëm i Administratës Trump.

Para kësaj pozite, Zinke ishte pjesë se Senatit të Montana-s dhe më pas Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, ku ai ishte anëtar i Komitetit të Resurseve Natyrore dhe Komitetit të Shërbimeve të Armatosura. Për më tepër, ai është një ndërmarrës i suksesshëm me përvojë në menaxhim të pronave dhe zhvillim të biznesit me kompaninë e konsulencës, Continental Divide International.

“Sekretari Zinke sjell një pasuri të eksperiencës dhe njohuri mbi biznesin dhe qeverisjen,” tha Kryeshefi Ekzekutiv i Artillery One Daniel P. Cannon. “Ekspertiza e tij në sektorët e energjisë dhe teknologjisë do t’i ndihmojnë Artillery One të vazhdojë të zgjërojë biznesin e konsulencës dhe finances në fushat kryesore të sigurisë kibernetike, energjisë, teknologjisë financiare dhe aseteve digjitale. Ne me kënaqësi do ta njoftojmë atë me partnerët strategjikë dhe klientët tanë rreth globit.”

Image

Si Drejtor Menaxhues, Ryan Zinke do të punojë ngushtë me Cannon, bankieri investiv vizionar i cili themeloi Artillery One, për të ndjekur globalisht mundësitë për investim dhe zhvillim në energji, teknologji financiare dhe siguri kibernetike. Së bashku me z. Cannon, ata do të vazhdojnë të ndjekin vizionin e Presidentit Donald J. Trump në Bërjen e Amerikës të Madhe Përsëri (Making America Great Again), duke sjellur zhvillim ekonomik, vende pune dhe mundësi për njerëz, në ShBA dhe ndërkombëtarisht. Përderisa Zinke do të jetë i vendosur në Montana dhe Kaliforni, aktivitetet e tij të punës pritet të përfshijnë udhëtime të shpeshta jashtë vendit në Evropë dhe vende tjera.

Artillery One më tutje dëshiron të bëjë të ditur emërimin e Steven Lindgren për President të saj. Ish Kryeshefi i Riskut në UBS, z. Lindgren ka mbi 25 vite përvojë si kuant, zhvillues, tregtues dhe menaxher risku për banka globale investive dhe menaxherë të pasurisë.

Image

Me prejardhje nga Çikago, Lindgren ka tituj në Fizikë nga Unversiteti i Çikagos dhe Universiteti Stanford. Para karrierës së tij në Financë, ai bashkë-themeloi një start-up të Silicon Valley, Stanford Research Systems, e cila dizajnon instrumente shkencore, dhe poashtu kreu hulumtime si Skencëtar i Lartë për Grupin e Avancuar të Teknologjisë në General Atomics në La Jolla, Kaliforni. Lindgren do të jetë i vendosur në Zug, Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat