Greqi, policia lë në lirim me kusht shqiptarin që goditi me thikë gruan e tij në Korinth

Diaspora

Greqi, policia lë në lirim me kusht shqiptarin që goditi me thikë gruan e tij në Korinth

Më: 18 janar 2019 Në ora: 15:28
Anxhela Bardhi

Policia ka lënë të lirë shqiptarin 52-vjeçar Mirosh Bardhi, i cili më 5 janar të këtij kishte goditur me thikë gruan e tij Anxhelën, për shkak xhelozie që ende ndodhet në spital.

Miroshi u arrestua një ditë pas ngjarjes tek ishte strehuar te një i njohur pranë shtëpisë së tij.

Ai është parë sot në mëngjes në qendër të qytetit ne Korinth duke pirë i qetë kafe. Mendohet se një nga arsyet mund të jetë se qelitë e paraburgimeve në komisariatet e policisë si dhe burgjet janë të tejmbushura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat