Shihni si grabisnin baret dhe shtëpitë. Në pranga 8 shqiptare në Itali

Diaspora

Shihni si grabisnin baret dhe shtëpitë. Në pranga 8 shqiptare në Itali

Më: 18 janar 2019 Në ora: 18:06
Pamje nga videoja

Tetë shqiptarë kanë përfunduar në prangat e karabinierëve italianë, operacion i nisur mëngjesin e 13 janarit. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale në fushën e grabitjeve.

Masat e arrestit ndaj tyre erdhën pas një hetimi shumëdimensional dhe kompleks, të kryer nga prokurori publik të koordinuar nga stacioni policor Grazzanise.

Hetimet ndaj grupit nisën në gusht të vitit 2017, duke goditur fenomenin alarmant të vjedhjes së bareve dhe banesave në territorin e Caserës dhe në krahinat e afërta të Beneventos, Latina, Salerno dhe Frosinone.

Deri më tani, është zbuluar autorësia e 8 vjedhjeve, 6 prej të cilave nëpër shtëpi.

Skema e përdorur nga grabitësit ishte thuajse gjithnjë e njëjtë. Grupi kryente inspektime në zonat ku do të goditje, dhe më vonë riktheheshin për të realizuar grabitjen. Për më tepër, grupi përdorte një gjuhë të "fshehtë" për keq-orientuar hetuesit, duke e ditur se mund të përgjoheshin. Në shumë raste, përdoreshin për të transportuar sendet e vjedhura furgova apo mjete me targa të ndryshme.

Rreziku real sipas hetuesve ishte largimi nga vendi. Mbrëmjen e 2 janarit, dy prej shqiptarëve kishin prerë buletë për të udhëtuar me tren drejt qytetit Modane në Francë.

Të gjithë shqiptarët janë dërguar në qelitë e paraburgimit, ndërsa është vlerësuar si i ligjshëm masa e arrestit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat