Ramiz Ladrovci, nderi i kësaj familjeje të madhe sikurse në luftë ashtu edhe në paqe!

Diaspora

Ramiz Ladrovci, nderi i kësaj familjeje të madhe sikurse në luftë ashtu edhe në paqe!

Nga: Sami Fejza Më: 19 janar 2019 Në ora: 21:01
Ramiz dhe Fehmi Lladrovci

Në vitet e luftës kisha nderin ta njoh z. Ramiz Lladrovci, që tanimë është kryetar komune në Drenas, vëllau i Legjendarëve Femi e Xhevë Lladrovci që më shumë e deshën lirinë e Kosovës se veten. 

Gjithnjë pranë tyre edhe Ramiz Ladrovci, tepër aktiv në kontributin e dhënë për lirin e vendit tonë, i pranishëm kudo dhe kurdoherë aty ku e kërkonte detyra në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I përkushtuar ndaj vendit dhe popullit në luftën për çlirimin e Kosovës, i përkushtuar edhe sot ndaj popullit të tij për një zhvillim demokratik dhe progresit të vendit. Ky është kryetar i komunës së Drenasit, që me sinqeritet edhe drejtësi e udhëheq komunen me plot suksese në mandatin që ka nga qytetarët e vendit.

Vlen të theksohet se ne të gjithë mërgimtarët sa herë vizitojmë komunën e Drenasit e pyesim familjarët e dashamirët se si po e udhëheq komunën.Ramiz Lladrovci, të gjithë kanë një përgjigje: i vetmi kryetar në komunën tonë të Drenasit që ka mundur të realizojë ruajtjen e qetësisë dhe të rendit dhe të drejtësisë.

Ky është Lladrovci, gjithmonë afër qytetarëve, vendit të vet ashtu si kurse familja e madhe Lladrovci ku gjatë gjithë luftës ishin afër popullatës së komunës së Drenasit dhe gjithë Kosovës.

Respekt për kryetarin Ramiz Ladrovci. 

Nder e lavdi legjendarëve Femi e Xhevë Lladrovcit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat