Dom Prek Ndrevashaj në përvjetorin e 15 të vdekjes

Diaspora

Dom Prek Ndrevashaj në përvjetorin e 15 të vdekjes

Nga: Beqir Sina Më: 20 janar 2019 Në ora: 16:01
Dom Prek Ndrevashaj

NEW YORK : Këtë vit bëhen 15 vjet që u largua nga kjo jet një nga figurat më të spikatuara të klerit katolik shqiptar në diasporë - Dom Prek Ndrevashaj.

Dhimtë e shumtë, mirënjohje dhe respekt e kan përjetuar miqt, dashamirët dhe ata që e njohën dhe shërbyen së bashku me Dom Prek Ndrevashaj, në Itali dhe SHBA, ku ai shërbeu e jetoj për disa vjet, së bashku me shqiptarët e Amerikës ish të arratisurit nga Shqipëria.

Një miku i tij dhe shumë i afërt me Dom Prek Ndrevashaj , Simon Qafa nga Nju Jorku, e ka quajtur të ndejrin “Pishtari i kombit dhe Fesë…” në një shënim në rrjetin social Facebook, ku më pas kan vijuar dhjetra mesazhe të tjera të cilat i kan përcjellur të tjer pas tij në rrjetin social Facebook.

Zoti Qafa, sjell në një fotografi portret kujtimet që nga viti 1961 kur u njoft me Dom Prek Ndrevashaj më parë në Itali në studimet në një Seminar afër Vatikanit dhe më pas në SHBA.

“Për ma tepër se 5 dekada, ky mik I zemrës që ia dedikoj jetën e tina missionare refugjatve shqiptar nga të gjitha krahinat dhe treve shqiptare të shpërndar nëpër shtetet e Evropës dhe Amerikës, vdiq 15 vjet më parë, duke ikur atëher kur na duhej më shumë shërbimi i tij fetar dhe dashuria e tij për kombin shqiptar”.

.Në rrëfimin e tij Simon Qafa, tregon se ka pas fatin e madhë te njifet në vitin 1967 në Itali dhe mandej të jetojë së bashku gjatë studimeve të tij në atë në Seminar, që ndodhet shumë afër Vatikanit.

“Për ti përshkruar Vujtjet e Dom Prekës, duhet një libër I madhë nga ajo ditë që u hodhë nga kamijoni ushtarak i Degës së Punëve të Brendeshme shoqëruar nga rojet e sigurimit që e kishin lidhë me hekura për t’a dërguar në burg dhe mandej edhe pushkatim. - Por ky pelivan nuk ju nënshtrue komunistave dhe u iku atyre duke jetuar disa javë i fshehur nëpër malet e Dugagjinit(Theth) për ma se 3 javë pa ju hjek hekurat e dorës, deri sa një ditë nji burr nga kjo anë, arriti të ja preje hekurat dhe të ja lirojë duart Dom Prekes. Të cilat i kishin hi aq thell në mish sa që edhe kur vdiq dukeshin qart shenjat e hekrurave që kishte qenë lidhur deri në kocijt e duarve.” tregon Simon Qafa.

Ndërsa, në fund ish miku e tij që se harron kur këtë figurë të spikatur bënë kumt në rrjetin social Facebook, që ta përkujtojmë këtë martir dhe mos të harrohet për shekuj të shekujve, duke e futur në librin e madhë te Kolosave të vërtet të Kombit dhe Fesë, Dom Prek Ndrevashaj”.

Fero Gjonbalaj - nga Vuthaj edhe ky e ka njohur prej se ku u arratis nga Shqipëria Dom Prek Ndervashaj RIP! :Ky ishte një njeri i mrekullueshëm! Unë kurrë nuk do ta harroj mirësinë e tij ndaj meje. Isha me fat ta njihja në Itali në vitin 1968. (Veshtir lindin burra si Dom Preka)”.

Idriz Lamaj I perjetshem qofte kujtimi i Dom Prekes! Jack Kuka Pushoft ne paqe! Pjeter Lek Ivezaj Qoftë mirë në jetën e Parsosun! Nole-Nosh F. Dushaj I përjetshëm qoftë kijtimi i Dom Prekës....! Lekë Gojani Pushoftë në paqë i shoqëruar me Engjuj e krye Engjuj në lumnin e ParajseLumi Ferrari Drit i baft Shpirti i Dom Preks se me 1974 na ka nimua edhe neve me Familje me arrdh ne Amerik për 3 muej! Past Drit Amen 

Pllumb Kulla, nga Dugagjini shkruan “ Lavidi Dom Prek Ndrevashaj dhe veprës së tij. . Edhe ne patme fatim me njoftë dhe me nejtë me Dom Prekën edhe pse vonë , porë e njoftuna me të mirën nuk është vonë asnjëher. Patme fatin në emën të Shoqatës Dukagjini ti propozojme Presidentit të Republikës për dekorim, e cilla u realizua më vitin 2011 . Të falenderoj për perkujtimin e tij Simon Qafa .

Dom Anton Kodrari, ka lënë shënimin e tij duke thënë se “Dom Preka diakon dhe dom Lazër Sheldija, me rastin e shugurimit të dom Lazrit (dhetor 1960 në kolegjin e propagandës Fide). Dom Preka asht shugurue meshtar vitin mas e pretkun e meshës së parë ja ka mbajtë frati/pader Daniel Gjecaj.

Elez Biberaj - Drejtori për Europën dhe Azinë i Zërit të Amerikës, e ka quajtur në shënimin e tij përkujtimor në këtë fotografi të Dom Prenk Ndrevashaj, si një nga klerikët dhe udhëheqesit më të spikatur të mërgatës shqiptare!

Donika Konti Ulaj një ish e përvuajtme gjatë rregjimit komunist në Shqipëri, shkruan I perjetshem qofte kuitimi i ti Shpirti i ti pushofte ne paqe, ndërsa , Engjell Nue Merdita thotë “Paste drit dom.Preka ka qen prifte fetar dhe atdhetare

Viktor Sopi thotë se Dom Prek Ndervashaj ka qenë Meshtar i përkushtuar në shërbim të Atmes dhe Fesë! Gëzon Jetën në mbretëri te Jezu Krishtit!

Dom Prek Ndrevashaj në përvjetorin e 15-të të vdekjes

Prifti shqiptar dom Prenkë Ndrevashaj, lindi në Brashtë të Shoshit, në Dukagjin, më 24 qershor 1928, në familjen e njohur për trimëri e urti të Sokol Ndrevashajt, ndërsa i mbylli sytë përgjithmonë nga një infarkt në zemër, te sa kishte shkuar për vizitë prej Amerike, ku jetonte, në Shkodër, më 1 tetor 2004.

Ai ka qenë nxënës i Kolegjit të famshëm Saverian të Etërve Jezuitë. Dom Prek Ndrevashaj u nis herët për rrugën meshtarake, në sa njihej si një nga seminaristët më mprehtë, më të kulturuar e më premtues të shkollës. Arriti të merrte dëftesën e pjekurisë, kur portat e Kolegjit po mbylleshin, për t’u rihapur pas një kohe tepër të gjatë. Në vend të studimeve të larta, nisi rrugën e Kalvarit.

Në fillim shërbeu si mësues në Dajç, më pas në Burrel e në Mat, vende që të kujtojnë burgje e kampe përqendrimi; pastaj, duke dëshiruar me gjithë zemër të bëhej prift, u vendos në Tiranë, ku studioi filozofinë e teologjinë nën drejtimin e Atë Pjetër Meshkallës, asokohe në Kryeqytet.

Këtu u burgos e, në sa transferohej me pranga në duar për në burgun e Shkodrës, ia doli mbanesh të ikte e më pas, së bashku me nënën e motrën, rregulltare servite, të kapërcente kufirin e Shqipërisë e të hynte në Jugosllavi.

Më 1961, pasi pati shërbyer si mësues në Gusi të Malit të Zi, arriti të regjistrohej në Universitetin papanor Urbaniana në Romë dhe kështu të realizonte dëshirën më të madhe të jetës: shugurimit meshtar, e më 20 dhjetor 1961 kremtoi Meshën e parë. Prej këndej nisi misionin meshtarak si kapelan për shqiptarët e arratisur në Itali e më vonë në Amerikë. U vendos në Detroit-Miçigan, ku krijoi famullinë e parë të shqiptarëve dhe ndërtoi kishën “Zoja-Pajtore e Shqiptarëve”, në të cilën shërbeu deri në moshën e pensionit.

Më 1991, kur iu hapën rishtas portat e Atdheut, nisi të shtegtonte shpesh drejt Shqipërisë, gjithnjë i ngarkuar me ndihma. Ishte në Shqipëri, e pikërisht në Shkodër më 1 tetor 2004, kur zemra e tij fisnike pushoi së rrahuri.

Dom Prenkë Ndrevashaj, ka qenë poet e përkthyes shumë i talentuar, bashkëpunoi me revistën ‘Shêjzat’ të shkrimtarit prof. Ernest Koliqi, ku botoi disa poezi që shquhen për fjalorin e tyre të pasur, karakteristik për të folmen e Dukagjinit.

Ai la trashëgim disa dorëshkrime të vyera, ndërmjet të cilave, edhe përkthimin, në dialektin gegë, të Mesharit Romak të të Dielave e të disa Psalmeve të Biblës. Më 3 tetor 2004 u varros në Kapelën e Rrëmajit, duke realizuar një ëndërr tjetër të dashur: pushimin në paqe në tokën amtare, ka shkruar Radio Vatikani për Dom Prek Ndervashajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat