Kush është shqiptari që u gjet i murosur në një vilë në Itali (Emri)

Diaspora

Kush është shqiptari që u gjet i murosur në një vilë në Itali (Emri)

Më: 21 janar 2019 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

identitetin e trupit të personit të gjetur i murosur në një vilë luksoze në komunën Senago të Milanos.

Ai është Astrit Lamaj i zhdukur më janar të 2013 nga Genova e Italisë kur ishte 41 vjeç.

Mjekët ligjorë kanë konfirmuar se ka qenë një vdekje e dhunshme e autoritetet e drejtësisë italiane kanë nisur një proces hetimor për zbardhjen e autorëve të këtij krimi makabër.

Policia italiane informon se Astrit Lamaj ishte një person me precedent penal i lidhur me trafikun e drogës.

Ka qënë vëllai i viktimës, i cili ka denoncuar zhdukjen e Astrit Lamaj, raporton "Ora".

Hetimet e asaj kohe kishin vërtetuar se ai është  parë për herë të fundit në territorin e provincës së Monzës.

Trupi i murosur i Astrit Lamaj u gjet pak ditë më parë nga disa punëtorë gjatë punimeve që po kryheshin për restaurimin e vilës luksoze.

Vila është restauruar për herë të fundit 5 vite më parë në kohën e zhdukjes së Astrit Lamaj që sivjet do të mbushte 47 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat