Ky është maqedonasi që vrau gruan e tij në parking të marketit

Diaspora

Ky është maqedonasi që vrau gruan e tij në parking të marketit

Më: 22 janar 2019 Në ora: 22:39
Ilustrim

Është bërë i ditur identitetit i shtetasit nga Maqedonia i cili vrau bashkëshorten e tij në parking të një supermarketi në Austri.

Bëhet fjalë 36 vjeçarin Xhemail.M nga fshati Llaskarcë të Komunës së Sarajit.

Sipas mediave austriake ngjarja e kobshme ka ndodhur rreth orës 14.30 në një parking të një supermaketi të njohur në Austri.

Sipas informacioneve të deritanishme gjithnjë të pa konfirmuara, këtij akti i ka paraprij një debat mes bashkëshortëve me çka 36 vjeçari ka nxjerr thikën dhe ka kryer vrasjen.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një thikë kuzhinë që dyshohet të jetë kryer vrasja, transmeton Indeksonline.

Çifti ka qenë i martuar dhe kanë pasur dy fëmijë të moshës së mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat