Po arratisej nga Italia, kapet shqiptari i akuzuar për plagosjen e Niccolo Bettarinit

Diaspora

Po arratisej nga Italia, kapet shqiptari i akuzuar për plagosjen e Niccolo Bettarinit

Më: 24 janar 2019 Në ora: 11:03
Sinona Ventura me Nicolo Betarini

Po tentonte të arratisej nga Italia, por policia italiane e ka arrestuar shqiptarin Andi Arapi 29 vjeç, një prej 4 personave të dënuar për plagosjen me thikë të djalit të prezantueses së njohur italiane Sinona Ventura.

Deri para marrjes së vendimit nga Gjykata e Milanos ai po hetohej në gjendje të lirë.

Andi Arapi është gjykuar bashkëfajtor në aktin e dhunshëm dhe Gjykata e Milanos e ka dënuar me 5 vite burg.

Por menjëherë pas vendimit ai i është fshehur drejtësisë e një ditë më parë ka tentuar të largohet drejt Shqipërisë me një traget linje.

Andi Arapi u arrestua dje në mbrëmje në Bari e ndaj tij është ekzekutuar urdhëri i arrestimit.

Shqiptari tjetër i përfshirë në këtë ngjarje, Albano Jakaj, është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg. Nicolo Betarini, djali i Simona Venturës, e ish-futbollistit Stefano Bettarini u plagos me 11 goditje thike në natën e 1 korrikut 2018 pranë diskotekës 'Old Fashion' në Milano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat