Dr. Fatos Kojqiqi dhe misioni i tij fisnik

Diaspora

Dr. Fatos Kojqiqi dhe misioni i tij fisnik

Nga: Baki Ymeri Më: 27 janar 2019 Në ora: 08:16
Dr. Fatos Kojqiqi

Konform massmedias shqiptare, kuptojmë se Dr. Fatosi është njëri nga tre vëllezërit e familjes Kojqiqi të specializuar për sëmundjet e zemrës.  Është specialist në Kardiokirurgji sikurse edhe Besniku, ndërsa Arbeni specialist Kardiotorakal. Që të tre punojnë në Spitalin Amerikan në Prishtinë dhe Tiranë, ku kanë arritur të shmangin vdekjen e shumë pacientëve. Dr. Fatosi ka bërë një prezantim të punës së repartit të Kardiokirurgjisë në Prishtinë, ku tregon se viti 2017 ka qenë mjaft i suksesshëm, duke i krahasuar rezultatet me qendrat e ndryshme në Evropë dhe botë. Sipas tij, pas publikimit të rezultateve janë vet pacientët që mund të zgjedhin kryerjen e një operacioni të suksesshëm.

Ai shpjegon se intervenimet janë me rrezikshmëri për shkak se varen nga sëmundjet e pacientëve, koha e intervenimit, funksioni i zemrës, mosha, gjinia e organet tjera. Mirëpo ai insiston se është kirurgu që duhet të marr përgjegjësinë për trajtimin e këtyre rasteve. “Marrja e përgjegjësisë nga kirurgu, trajtimi i këtyre rasteve të vështira operative, është faktori kryesor që përcakton së fundi edhe rezultatet përfundimtare. Prandaj publikimi i rezultateve sa më në detaje jep një pasqyre me komplete dhe tregon seriozitetin e stafit mjekësor dhe poashtu edhe të Spitalit”, deklaron Dr. Fatosi. “Spitalet më të njohura universitare në gjermani, kanë publikuar një vdekshmëri për vitin 2016, që në rastet më të mira (pa urgjenca dhe pa disekcione) paraqitet me 1,5 % deri ne 2,5 % dhe duke u lavdruar me këto rezultate që janë nën mesataren e rrezikshmërisë me 3%”, shton ai tutje.

Nga përvoja e tij në Gjermani, tregon se përveç ekipit mjaft të mirë të anestezionit, reanimatorëve, stafit infermieror dhe kirurgëve, ata kanë edhe gjithë potencialin teknik si programimin e zemrave artificiale: LVAD, RVAD, BVAD pastaj ECMO ose ECLS. Poashtu edhe faktorët e koagulimit të gjakut, bëjnë që këto qendra universitare të paraqesin një vdekshmëri totale që në të gjitha rastet kalon mbi 1 për qind. “Duhet theksuar që e gjithë kjo teknologji si programi i zemrës artificiale me LVAD,RVAD,BVAD dhe faktorët e koagulimit që janë shumë të shtrenjtë nuk gjinden ne Ballkanin perëndimor e leje me në atë lindor. Në Ballkanin perëndimor (Kosovë dhe Shqipëri) kemi ende problemet elementare të mungesës së gjakut dhe Trombociteve. Një mungesë e këtyre Produkteve esenciale, shkakton edhe rritjen e vdekshmërisë, thjeshtë si pasojë e gjakderdhjes”, thotë kardiokirurgu Kojqiqi.

Ai shton se pacientët mund të marrin çdo shërbim në zemër brenda Kosovës, përveç transplantit që nuk i lejuar me ligj. “Sido që të jenë numrat, jo gjithherë mund të shpëtonim secilën jetë. Kjo vdekshmëri edhe pse e ulët në Kardiokirurgji, për ata që nuk shpëtuan është tepër e madhe. Shprehim keqardhjen tonë të thellë për çdo pacient, që përkundër shërbimit maksimal nga e gjithë ekipi i kardiokirugjisë , fatkeqësisht nuk ia dolën me sukses të vazhdojnë jetën e tyre pranë familjareve”, është shprehur Dr. Kojqiqi. Ai iu ka bërë thirrje kolegëve të tij që t’i bëjnë publike rezultatet e punës ku do të informoheshin drejt pacientët. “Mos të harrojmë, secili nga ne mund të bëhet Pacient dhe jo secilit, do t’i premtoj koha të kërkoj pa nevojë një spital jashtë vendit”, ka thënë kardiokirurgu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat