Nga droga në Greqi tek prostitucioni në Evropë, arrestohet shqiptari me

Diaspora

Nga droga në Greqi tek prostitucioni në Evropë, arrestohet shqiptari me

Më: 27 janar 2019 Në ora: 12:33
Ilustrim

Ai jetonte në Greqi në dukje si një qytetar i rregullt, por shqiptari 34 vjeçar ishte një "njeri me shumë fytyra", për shkak të problemeve të shumta jo vetëm në Greqi por edhe në Belgjikë.

Historia fillon në vitin 2010, kur ai u arrestua në shtetin helene për importin e 150 kg hashash.

"Pas rreth një viti, u lirua dhe shkoi në Shqipëri. Atje arriti të ndryshojë detaje për të dhënat e identitetit të tij dhe shkoi në Belgjikë", thotë një oficer policie cituar nga mediat greke.

Në Belgjikë, siç thotë urdhri përkatës, ai ka lënë tregtinë e drogës dhe është marrë me shfrytëzimin e grave si prostituta.

Në një moment, ai ishte në shënjestër nga autoritetet belge për veprimin e kërkuar atë. Shqiptari e kuptoi me sa duket se ishte nën hetim dhe përmes Mynihut në Gjermani i rikthye në Greqi me një pasaportë belge.

Shqiptari i arrestuar, pasi kërkohet nga autoritetet belge, është dërguar në burgun e Korydallos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat