Grushte dhe celular fytyrës... gruaja rrihet barbarisht nga emigranti shqiptar

Diaspora

Grushte dhe celular fytyrës... gruaja rrihet barbarisht nga emigranti shqiptar

Më: 29 janar 2019 Në ora: 19:56
Ilustrim

Një sërë grushtesh e madje dhe një celular fytyrës për një grua shqiptare.

Ky ishte rasti kulmor i një dhune që vijonte prej muajsh në kurriz të gruas që ka dy vajza me emigrantin po shqiptar në Itali.

Pas të gjitha vuajtjeve, gruaja shqiptare ka pritur që i shoqi të largohej nga banesa për në punë dhe pasditen e djeshme ka dalë në rrugë me dy vajza për të kërkuar ndihmë nga kalimtarët.

Policia ka ardhur në vendngjarje dhe me ndihmën e një përkthyesi shqiptarja ka treguar në stacionin e policisë në Crispano, sesi rrihej nga bashkëshorti. Gruaja u mjekua në spital dhe ka marrë një prognozë 10 ditore, ndërsa fëmijët e saj i janë besuyar shërbimeve sociale të Bashkisë së qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat