Lobi Shqiptarë: Në mars, mbahet samiti për gjithë diasporën shqiptare

Diaspora

Lobi Shqiptarë: Në mars, mbahet samiti për gjithë diasporën shqiptare

Nga: Kushtrim Maliqi Më: 30 janar 2019 Në ora: 16:53
Ministri i Shqipërisë për diasporë Pandeli Majko, me anëtarin e kryesisë qendrore dhe njeherit nënkryetari i degës së LOB-it në Zvicër, Sutki Hulaj

Lobi i Shqiptar Euro-Atlantik, është organizatë jo-qeveritare, e cila në vete ngërthen të gjithë grupet e organizuara shqiptare nga shumica e shteteve në diasporë. Deri tani ky organizim i shqiptarëve me seli qendrore në Gjermani, në saje të punës së vet, ka pasur një numër të madh aktivitetesh si në diasporë ashtu edhe në Kosovë e Shqipëri.

Së fundi, ata kanë paralajmëruar një samit, i cili do të mbahet në Tiranë më 2 mars e ku janë optimistë se nga aty do të dalim me rezultate të kënaqshme për vazhdimin e rrugës së tyre, drejt arritjes së qëllimeve, të cilat ia kanë vënë vetes. Ajo çka “Lobi Shqiptarë Euro-Atlantik” e ka target kryesor është të jetë një epiqendër e mërgatës shqiptare, në mënyrë që fuqia ekonomike e saj, po edhe ajo të cilën ata e investojnë në Kosovë të mos vazhdoj të bëhet sikur që ka ndodhë deri sot, por të jetë më e organizuar, ku si rrjedhojë do të përfitojnë më shumë qytetarët në Kosovë e Shqipëri, por edhe vetë mërgata.

Në lidhje më organizimin dhe pritjet, në samitin e Tiranës, për “Bota Sot” ka folur anëtari i kryesisë së kësaj organizate Sutki Hulaj.

“Para dy vitesh është mbajt samiti i parë, atëherë ne nuk ishim si Lob Euro Atlantik Shqiptarë, ndërsa ky që pritet të mbahet në mars në Tiranë, i organizuar nga dy qeveritë tona në Tiranë dhe Prishtinë, meqenëse LOBI veç muajin e kaluar ka festuar dy vjetorin e kuvendit të parë, jemi tani të strukturuar dhe organizuar jashtëzakonisht mirë. Ne si diasporë i kemi dhënë jashtëzakonisht rëndësi të madhe këtij takimi për shumë arsye. Ndër më kryesoret është se qëllimi i Lobit Euroatlantik, është që të jemi sa më afër institucioneve në Kosovë dhe Shqipëri. Në Prishtinë kemi avancuar më shumë, ndërsa për shkaqe objektive sepse na kanë munguar edhe brenda LOB-it aktivist të cilët do të na ofroni me qeverinë Shqiptare, nuk kemi pasur afërsi të mjaftueshme me qeverinë atje, mu për këtë arsye do ta shfrytëzojmë këtë samit të Tiranës”, është shprehur Hulaj.

Anëtari i Kryesisë së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, ka përmendur shtetet ku është e përqendruar mërgata jonë, me të cilët ka thënë se, veç janë në koordinim dhe ku po përgatiten që së shpejti të organizohen.

“Ne selinë e kemi në Gjermani, bashkë me kryetarin tonë Shukri Ymeri, ai i prinë delegacionit, do të mundohemi që të prezantojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne aktualisht i kemi veç të shtrira degët e LOB-it në Zvicër, Gjermani, Itali, Norvegji, Danimarkë jemi në përgatitje për në Francë, Angli, Kroaci. Së fundi funksionojmë dhe jashtëzakonisht të fuqishme e kemi edhe degën në Greqi”, ka nënvizuar ai”

Performanca

Se sa po kanë vështirësi në organizimin e tyre, sa po gjejnë mirëkuptim dhe sa po e kuptojnë qëllimin e vërtetë, përfaqësuesi i kësaj organizate i ka thënë gazetës tonë se, Tash e dy vite e Kanë statutin në bazë të të cilit funksionojmë si organizatë jo-qeveritare.

“Moto e LOB-it tonë është bashkimi në interes të atdheut tonë, pra Shqipërisë dhe Kosovës, pra me një farë forme mendojmë bashkimi kombëtarë, sado që jemi jo-politikë, por nëse bashkohemi ekonomikisht, do të jemi më të fuqishëm në Bashkimin Evropian. Bashkimin e mërgatës e shohim si shanse shumë reale, dhe mendoj që do të jemi forca më e madhe ekonomike në Ballkan, në një të ardhme të afërt. Ne mërgata, përmes shoqatave dhe klubeve, deri sot kemi qenë në mënyra të ndryshme të organizuar dhe kemi kontribuar, por asnjëherë nuk kemi qenë në këtë formë si kësaj here. E gjitha diaspora në të gjitha shtetet, përpara mbase ka pas organizata, por kanë qenë lokale që kanë përfaqësuar hapësira lokale të vogla në Kosovë apo Shqipëri. Shembull e kemi rastin e Greqisë, ku kemi qenë para ca kohësh, ku atje kemi gjetur ndarje të madhe mes shqiptarëve dhe atë si rezultat i partive politike, të cilat i kanë shfrytëzuar ata për fushatë zgjedhore, apo për vota”, ka shtuar ai.

Organizimi i këtij samiti në Tiranë, do të bëhet me disa panela, Hulaj saktëson se do të ketë panele të veçanta për sektorë të veçantë të jetës, si ekonomi, arsim e tjera të cilët do të debatojnë dhe do të nxjerrin konkluzione të cila do ti ndjekin me idenë që të krijojnë lehtësira për shqiptarët gjithandej.

Image
Kryetari i LOB-it Euroatlantik Shqiptar, Shukri Ymeri me anëtarin e kryesisë qendrore dhe njeherit nënkryetari i degës së LOB-it në Zvicër, Sutki Hulaj

“Në  patëm një audio takim, me kryetarin dhe kryesia qendrore e cila përbëhet momentalisht prej 18 anëtarësh, aty përfshihen të gjithë kryetarët e degëve të vendeve aktive, kemi dal me propozim që të përfaqësohemi me një delegacion të gjerë, momentalisht jemi të caktuar kryetari i LOB-it Shukri Ymeri dhe shtatë kolegë të marrin pjesë, por e kem lënë të hapur që nëse dikush ka dëshirë, është mundësia që të prezantoj nëpër panelet që i ka caktuar samiti. Aty kemi panelin për ekonomi, diasporë, arsim d.m.th. ka disa panele të cilat do të zhvillojnë punimet për dy ditë.

Ne i kemi ndarë detyrat si kryesi, kryetari Ymeri, do të përshëndet samitin në emër të kryesisë dhe degëve, do të bëjë një prezantim të shkurtër të lobit pasi që koha është e  kufizime, pastaj ne do të shpërndahemi nëpër panele për të dhënë kontributin. Mërgata vazhdimisht, në të gjitha fazat e historisë tonë ka bërë shumë për atdheun si në Shqipëri edhe në Kosovë, e sa kanë shtetet tona për mërgatën, sa kanë qenë të hapura ndaj mërgatës, qoftë në ruajtjen e traditave tona, kulturës, trashëgimisë apo edhe për barrierat të cilat iu janë krijuar mërgatës në vendlindje. Të jeni të bindur se me një legjislaturë më të favorshme me zero korrupsion, investimet do të kishim me qenë shumë më të mëdha, pasi që interesimi i mërgatës ka qenë gjithmonë por edhe është tani, mirëpo ajo dëshirë e vullnet shpesh është thyer. Pra në do të përpiqemi që të eliminojmë këtë barriera, po flas për ne si lob, si organizatë unike”, ka shtuar ai.

Qëllim i këtij samiti, që pritet të mbahet në muajin mars, ndër tjera është edhe organizimi sa më i mirë i mërgatës në koncentrimin e kapitalit të tyre, që të mos shkohet në para të gatshme, duke krijua parazitë të rijnë, por në mënyrë të organizuar të ndihmohet ekonomia në Kosovë e Shqipëri, ku dalë ngadalë të pavarësohen me anë të punës së tyre, qytetarët shqiptarë në atdhe. “

“Dihet se diku, sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar diku mes 6-700 milion euro kanë hyrë nga mërgata si remitanca, në forma të ndryshme dhe të pa organizuara. Ne mendojmë se në këtë formë, diaspora krijon shumë parazit edhe pse dikujt i hyjnë në punë shumë ato mjete të cilat i dërgohen për shkak se me to e kalon muajin, po, në anën tjetër krijojmë parazit sepse dërgojmë të holla, por ajo është krejt e pa organizuar. Ne duhet të organizojmë qoftë edhe investime në biznese të vogla apo familjare, por jo ashtu si ndodh deri sot. Kështu janë krijuar Korea, Japonia e vende tjera, pra me mjete të investuara në mënyrë të organizuar”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat