U zbulohet ferma e kanabisit në Angli, arrestohen 4 shqiptarët - Bota Sot
U zbulohet ferma e kanabisit në Angli, arrestohen 4 shqiptarët

Diaspora

U zbulohet ferma e kanabisit në Angli, arrestohen 4 shqiptarët

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:45
Ferma me drogë

Një operacion i gjërë për të goditur krimin e organizuar e ka çuar policinë britanike në shtatë shtëpi ku u gjetën 500 mijë paund kanabis dhe bëri 5 arrestime.

Katër nga të arrestuarit ishin shqiptarë dhe zbulimu bë pasi një helikopter që përdorte teknologjinë e kërkimit të nxehtësisë, zbuloi gjashtë ferma kanabisi.

Bastistja e fermave, të gjitha në zonën e Peterborought, u pasua nga një numër urdhrash për arrestime në qytet, të premten, mëngjesin e 1 shkurtit.

Image

Rreth 50 oficerë policie në peterborought, të mbështetur nga kolegë të departamenteve speciale dhe emigracionit, hynë në të shtatë adresat e dhëna në zonën Bretton në kuadrin e goditjes së rrjeteve të drogës të grupeve të krimit të organizuar.

Më shumë se 571 bimë kanabisi në faza të ndryshme rritjeje u konfiskuan duke shënuar një vlerë prej 500 mijë paundësh. Dy kilogramë ishin në gjendje të thatë.

Pesë burrat e arrestuar ishin të moshave 19, 22, 23,27 dhe 49 vjeç. 19-vjeçari dhe 49-vjeçari janë lëshuar por do të jenë në hetim.

Të arrestuarit janë: Adrian Pepaj, 22 vjeç, nga Brookfurlong, Bretton, i akuzuar për mbajtjen e dokumenteve të rreme të identifikimit. Kledian Lezhaj, 27 vjeç, nga Swanspool, Bretton dhe Sokol Sakuta, 23 vjeç, nga Drayton, Bretton, akuzuar të dy për prodhim kanabisi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...