Gjendet adoleshentja shqiptare e zhdukur në Britani

Diaspora

Gjendet adoleshentja shqiptare e zhdukur në Britani

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 08:55
Ilustrim

Adoleshentja shqiptare, e cila ishte zhdukur në Britani që prej 1 Shkurtit është gjetur nga autoritetet. Megi Bukaci, 13 vjeç, u raportua e humbur në St. Albans, Herst. Policia ka njoftuar e ajo kontaktoi autoritetet britanike pasditen e 4 Shkurtit dhe tani ndodhet e sigurt në Hertfordshire. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet britanike nuk kanë bërë të ditur shkaqet pse u zhduk vajza e re shqiptare. Ata i kërkuan ndihmë publikut që të ndihmonin të gjenin një grua misterioze, e cila ndihmoi nënën e 13-vjeçares disa momente përpara se adoleshentja të zhdukej.

Sipas policisë, nëna shqiptare ishte me dy fëmijët, djalin dhe vajzën, kur i kërkoi gruas misterioze se si t’i drejtohej stacionit më të afërt policor. Kjo e fundit i shoqëroi të tre shqiptarët në stacionin policor të Saint Albans.

Kur nëna dha alarmin se vajza ishte zhdukur, gruaja ishte larguar kështu që oficerët nuk mundën ta merrnin në pyetje. Mirëpo pas hetimeve për ngjarjen janë vënë në pranga pesë persona, katër burra dhe një grua. Ata mbahen në ambientet e paraburgimit në në Hertfordshire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat