Skype për të burgosurit në Itali, 2588 janë shqiptarë - Bota Sot
Skype për të burgosurit në Itali, 2588 janë shqiptarë

Diaspora

Skype për të burgosurit në Itali, 2588 janë shqiptarë

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:45
Skype

Ministria italiane e Drejtësisë ka vendosur aplikimin e një forme të re komunikimi audiovizuale mes të dënuarve në burgje e familjarëve të tyre.

6 herë në muaj për gati një orë të burgosurit mund të komunikojnë me familjarët e tyre përmes video thirrjeve Skype.

Falë formave të reja të teknologjisë dhe internetit të burgosurve do t'u lehtësohen mënyrat e komunikimit me fëmijët, bashkëshortët, e prindërit.

Në mënyrë të veçatë kjo formë e re komunikimi është menduar për fëmijët që kanë prindërit në burg e me të cilët mund të kenë kontakte më të shpeshta audio vizuale.

Kjo risi i përket dhe shtetasve shqiptarë që vuajnë dënimin e tyre në burgjet italiane.

Deri më 31 janar 2019, janë 2588 të burgosur shqiptarë në Itali mes të cilëve 30 janë femra.

Ata janë ndër më të shumtit në numër, të dytët pas të burgosurve marokenë ndër shtetasit ekstrakomunitare që vuajnë dënimin në burgjet italiane.

Komunikimi me Skype do t'u lehtësojë të burgosurve shqiptarë kontaktet më të shpeshta me familjarët e tyre në Shqipëri.

Nga aspekti procedurial takimet përmes Skype do të realizohen përmes autorizimeve e kontrolleve përkatëse siç bëhet në rastet e takimeve fizike me të dënuarit.

Brenda burgjeve italiane janë vendosur postacione të caktuara për të realizuar komunikimet Skype mes të burgosurve e familjarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...