Vizita në SHBA, Mediu takim me Donald Trump Jr, djalin e presidentit Trump

Diaspora

Vizita në SHBA, Mediu takim me Donald Trump Jr, djalin e presidentit Trump

Nga: Beqir SINA - New York Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:26
Fatmir Mediu

WAHINGTON (Bota sot 7 Janar 2019) Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në turin e nisur ne SHBA, ka vijuar axhenden e takimeve. Pervec takimeve me senatorë dhe kongresmenë, një shtërngim duarsh mjaft miqësor ka pasur edhe me Donald Trump Jr, djalin e presidentit amerikan Trump.

Gjatë këtij takimi të shkurtër dhe miqësor, zoti Mediu dhe Trump Jr, shprehën pikëpamjet e ndërsjellta mbi politikën amerikane dhe rolin e saj kryesisht në rajonin e Ballkanit.

Donald Trump Jr, është aktualisht zv.presidenti ekzekutiv i “Fondacioni Trump”, si dhe ka pasur një rol mjaft aktiv gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, ku babai i tij u shpall president i 45-të i SHBA, si përfaqësues i republikanëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat