“Qyteti ynë është rrënuar nga bandat shqiptare”, alarmi i prokurorit belg - Bota Sot
“Qyteti ynë është rrënuar nga bandat shqiptare”, alarmi i prokurorit belg

Diaspora

“Qyteti ynë është rrënuar nga bandat shqiptare”, alarmi i prokurorit belg

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 12:14
Ilustrim

Aktiviteti gjithmone ne rritje i bandave shqiptare ne Belgjike e vecanerisht ne Brugge eshte bere shqetesim i madh per autoritetet.

Mediat vendase publikojne alarmin e dhene nga prokurori teksa trajtonte ceshtjen e nje shqiptari qe doli para gjykates, i arretsuar per trafik kokaine.

Behet fjale per 30-vjeçarin shqiptar, Endri K. i cili tashme po perballet me drejtesine.

“Endri K. nuk jetonte në vendin tonë një vit më parë, përpara se të përfshihej në trafikun e drogës. Disa banda i propozuan që të shiste drogë dhe pas kesaj ai u përfshi në këtë biznes”- ka thene avokati i tij.

Kurse prokurori deklaroi se shqiptari ishte punësuar nga dikush që i thërrisnin “Mohamed nga Molenbeek”, por nuk ka ende detaje se cili mund te jete ky person.

Sipas hetimeve, Endri K. tani rrezikon një dënim prej 2.6 vite burgim dhe gjobë 60 mijë Euro.

Prokurori i çështjes denoncoi gjithashtu faktin së Brugge është rrënuar nga bandat shqiptare të drogës. “Ne kishim mbledhur informacione per një bandë shqiptare që shiste drogë kur morëm informata per te arrestuarin. Tregtia e kokaines duket se është shumë fitimprurëse për ta”, tha prokurori.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...