Itali: Shqiptari kapet me drogë dhe 13 mijë euro

Diaspora

Itali: Shqiptari kapet me drogë dhe 13 mijë euro

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 22:12
Policia italiane

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Riviera, në rajonin Liguria të Italisë.

Arrestimi i të riut erdhi pas një kontrolli rutinë të karabinierëve, të cilët dyshuan fillimisht  tek shqiptari ndërsa më pas kontrollet vijuan edhe në shtëpinë ku ai banonte.

Sipas mediave italiane, 33-vjeçari është arrestuar gjatë ditës së djeshme, por rasti është bërë publik sot nga autoritetet policore.

Pas kontrolleve të imtësishme në shtëpinë ku banonte  shqiptari, karabinierët gjetën 200 gram hashash dhe 11 gram kokainë si dhe një shumë parash prej 12,700 euro.

Kjo shifër e bllokuar dyshohet se ka burim të paligjshëm dhe për këtë, autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e të shkuarës së shqiptarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat