29 vjeçari humb jetën si pasojë e një zënke mes familjeve

Diaspora

29 vjeçari humb jetën si pasojë e një zënke mes familjeve

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 22:00
Foto ilustruese

Një zënkë ka ndodhur në një lokal ‘shisha’ bar në Austri, ku një 29-vjeçar nga Maqedonia ka vdekur pas lëndimeve të marra, shkruajnë mediat austraike.

Sipas raportimeve, e gjitha kishte filluar të premten në mbrëmje në një shisha bar, ku janë pëdorur edhe thika e shkopinj.

Sipas mediave austriake, zënka ka ndodhur mes dy familjeve maqedonase, e cila ka përfunduar me një të vdekur.

Viktima është therur disa herë dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Mësohet se bëhet fjalë për një të ri 29 vjeç nga Gostivari.

“Një shtetas 29 vjeçar nga Maqedonia nuk u mbijetoi lëndimeve. Nëntë vetë u përfshinë në përplasjen fizike. Trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, është shprehur Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat