I riu shqiptar në Itali merr peng prindërit, i kërcënon dhe sulmon me thikë

Diaspora

I riu shqiptar në Itali merr peng prindërit, i kërcënon dhe sulmon me thikë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 06:21
Foto ilustrim

Një ngjarje e turpshme me protagonist një të ri shqiptar ka ndodhur në Itali.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase ku shkruajnë se një i ri shqiptar ka marrë peng dhe ka kërcënuar e sulmuar prindërit e tij me thikë.

Mësohet se 28-vjeçari shqiptar, rezident në Parma, njihej në zonë për problemet e tij me alkoolin dhe drogën.

i riu shqiptar ka përdorur një thikë kuzhine për të frikësuar për vdekje nënën dhe të atin, ndërsa nuk dihen ende motivet.

Për të ulur gjakrat nëpërmjet dialogut është përpjekur edhe i vëllai por nuk ka mundur që ta qetësojë.

Karabinierëve u është nevojitur një kohë e gjatë për të bindur të riun shqiptar të dorëzohet.

Rasti në fjalë po hetohet nga organet përkatëse në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat