Rreziku nga konflikti i interesit nëpër gjenerata dhe kontributi i tij drejtë një “civilizimi” - Bota Sot
Rreziku nga konflikti i interesit nëpër gjenerata dhe kontributi i tij drejtë një “civilizimi”

Diaspora

Rreziku nga konflikti i interesit nëpër gjenerata dhe kontributi i tij drejtë një “civilizimi”

Nga: Sabahate Byci Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 15:33

Rreziku që kanoset nga gjenerata e të moshuarve dhe rreziku i gjeneratës së re, shumw vite me parë e deri me sot vazhdon të paraqitet në disa forma si;

0. Rrezik i gjeneratave në jetën politike,

0. Në atë Sociale dhe

0. Rreziku i gjeneratave në kombinim të të dyja formave tepër të ndejshme, qw direkt ndikojnë në zhvillimin dhe funksionimin e një Shteti e posaçërisht në ndikimin e zhvillimit të Shtetit tonë më të ri Kosovës siç është;

-Rreziku Politiko-Ekonomik dhe

Rreziku Ekonomiko-Politik në të gjitha aspektet e aktiviteteve të jetës së përditshme.

Si për shembull;

-Konflikti i interesit personal i gjeneratës së moshuar në jetën politike që e ka zënë peng vendin e punës dhe s‘ka kush që e largon nga ai vend - e që unë këtu pak a shumw e arsyetoj qëndrimin e të moshuarve të cilët kanë lidhur, “PAKT”, me vendin e punës sepse po të njëjtit si kryefamiljarë i frikohen të së ardhmes me arsyetimin se po ta lëshoi vendin e punës s’ka se si e me çka ta mbajë familjen.

Këtu automatikisht aktivizohet

Rreziku Politiko-Ekonomik

me mendimin se;

“Po të dalin në pension e humbasin realizimin e volitshëm të të ardhurave personale,  “të tyre, të ardhura këto të cilat janë forcë Ekzistenciale Financiare për personat në fjalë dhe Familjaret e tyre, duke mos menduar se ky qëndrim në mënyrë INDIREKTE është sikur;

-dënim me vdekje për gjeneratën e re.

Gjithashtu mos lëshimi i vendit të punës deri në momentin e fundit për të dalur në pension, shfaqet si faktorë kryesorë kyç i pengesës, shtangimit dhe mosfunksionimit të trashëgimtareve së gjeneratës së re ashtu të them si modelim i

-burimit kryesorë të konflikteve familjare,

demoralizim ditorë i humbjes së respektit ndaj të moshuarve dhe

-shpresë e humbur shpirtërore ndajë hierarkisë familjare -

E kjo jo vetëm në Kosovë por edhe këtu tek ne në Gjermani, e jam e bindur se njëlloj e njëjta gjendje është duke u praktikuar te shumica e njerizimit edhe në vendet e tjera të Botës, që të mos them në gjithë rruzullin toksor.

Por këto forma të konfliktit të interesit të gjeneratave, me një distancë formulimi nga unë - për shumë të reja e të rijnë po shfrytëzohen sikur;

“me ra shi n’kallamoq” ose “hajde e mirë e gjejmë”,  themi ne në Gjakovë, duke mos e ditur se po të njëjtit, pavarësisht moshës, jon ra në një gjendje pesimizmi somnolent dhe ditë për ditë e ma shumë po zhyten në snobizëm, dhe pasivitet.

Donë të thotë të dy gjeneratat si e reja dhe ajo e të moshuarve po duket sikur po i japin kontribut një; konflikti familjarë dhe një vetshkatrrimi si dhe po bije prehe e një sistemi i cili në të gjitha aktivitetet e jetës, zbehet shumë zbehet po reflekton ndajë korrupsionit dhe kriminalitetit në çdo formë qeverisëse- si në qeverisje politiko-ekonomike edhe në atë socialo-familjare.

jo vetëm në Kosovë por kudo në botë.

Përderisa mua Sabahate Byci shkrimtare, piktore e pavarur dhe Publiciste e lirë asgjë s‘më mbetet përveç  lutjes – zotit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...