Këngëtari shqiptar lë pa fjalë jurinë franceze!!

Diaspora

Këngëtari shqiptar lë pa fjalë jurinë franceze!!

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 19:02
Gjon Muharremaj

Gjon Muharremaj e befasoi përpara 8 vjetësh jurinë e ‘Albania’s Got Talent’ , kur zgjodhi të këndonte një prej baladave më të njohura franceze, ‘Je t’aime’, të Lara Fabian.

Të njëjtën gjë ka bërë tani djaloshi shqiptar me baba nga Kosova e nënë nga Tirana, por i lindur në Francë; vetëm se këtë herë, ajo që u hutua ishte juria franceze e ‘The Voice France’.

“The Voice France” për mua është një eksperiencë e re pasi edhe pse kam bërë televizion kur isha fëmijë, nuk është e njëjta gjë pasi tani e kam një koncept dhe e di ku do të shkoj dhe se çfarë muzike dua të bëj.

Muzika që unë krijoj, dëshiroj të pëlqehet si në Francë, Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë`, ka thënë Gjoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat