Bashkimi i Diasporës, një domosdoshmëri për shqiptarët

Diaspora

Bashkimi i Diasporës, një domosdoshmëri për shqiptarët

Nga: Sami Fejza Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 23:04
Unioni i Bizneseve Shqiptare

Të gjithë kemi nevojë të vazhdueshme për frymëzim apo nxitje drejt atij që quhet suksesi në biznes.

 Në këtë fushë, si drejtues biznesi, më pyesin shpesh se ‘cili është çelësi i suksesit?’ pasi kjo është ëndrra dhe dëshira e çdo sipërmarrësi. 

Mbase nuk ka nevojë të theksohet fakti se nuk ka një formulë apo çelës specifik për suksesin, por mbi të gjitha duhet shumë punë dhe qëndrueshmëri për t’u përballur e kaluar gjithë sfidat që më pas t’i kthejmë ato në mundësi për të mësuar e për t’u rritur më tej, kur arrin t’i tejkalosh sfidat shpesh zbulon se synimet që i kishe vënë vetes janë rritur apo janë orientuar drejt një suksesi të ri.

Shqiptarët në Gjermani, në mënyrë të konsiderueshme, vazhdojnë të kenë sukses me kompanitë e tyre, të cilat tani më janë bërë faktorë I rëndësishem edhe për vet shtetingjerman.

Në takimi i mbajtur në Bonn/Siegburg me afraristët shqiptarë ishte privilegj dhe kënaqësi e imja që të bisedojmë për shumë preukupime të shqiptarëve në diasporë. Ishte një takim frytdhënës dhe nismë e biznesëve shqiptare në rrethin e Bonnit.

Ne si afaristë dhe si pjesë e Unionit Shqiptar në Diasporë shprehem deshirën dhe vullnetin për një  organizim edhe me të përbashkët për Bizneset Shqiptare që veprojnë në mërgatë . 

Me 24.02.2019 në Bonn/ Siegburg murrën pjesë , Firmat e njohura shqiptare, sic janë : R.B.BAU GMBH, SHEHU GMBH, BB GMBH, SAHITI BAU GMBH, ERA BAU, ALIU GMBH, PRENKU BAU GMBH, FB MONTAGESERVICE, SHEHU PUTZ, FEJZA ESTRICHE, të gjithë njëzëri shprehem deshirën që të punojmë sëbashku dhe të forcojmë mergatën tonë në cdo apekt.

“Për të qenë i suksesshëm nuk ka nevojë të jesh gjeni apo vizionar apo të kesh një diplomë universitare. Të nevojitet vetëm një sistem orientimi dhe një ëndërr.”  Me respekt, Unioni i Bizneseve Shqiptare
Bonn/Siegburg.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat