Ngjarja e tmerrshme në Itali, shqiptari që u “gri” në makinerinë e ëmbëlsirave, vdes në spital

Diaspora

Ngjarja e tmerrshme në Itali, shqiptari që u “gri” në makinerinë e ëmbëlsirave, vdes në spital

Më: 3 mars 2019 Në ora: 12:03
Arjan Çakani u dërgua me helikopter në spital

Ndërroi jetë në spital, Arjan Çakani, shqiptari i cili pësoi dëmtime të rënda pasi u plagos në vendin e tij të punës në Itali, ku edhe jeton. Ai mbeti i lënduar rëndë disa ditë më parë teksa punonte në një kompani ëmbëlsirash, dhe ndërroi jetë sot në një spital në Niguarda në Milano.

Çekani ishte 4 0 vjeç, jetonte në Casirate, dhe ishte i punësuar me kontratë. Një incident ndodhi në vendin e tij të punës, teksa shqiptari punonte në makineritë që përhapin brumin përpara prerjes dhe gatimit. Mikserja u bllokua dhe në tentativë për ta rregulluar, Cekani humbi kontrollin dhe ra brenda makinerisë.

Në të njëjtën fabrikë me të punon edhe bashkëshortja, e cila i erdhi në ndihmë menjëherë Çekanit, së bashku me kolegët e tjerë që dëgjuan britmat e 40-vjeçarit nga dhimbja e papërballueshme.

Ai u nxor nga makineria me ndihmën e forcave zjarrfikëse dhe u dërgua me helikopter në spital, por ditë më vonë ai ndërroi jetë pasi nuk mund t'i mbijetonte plagëve të shumta të marra gjatë incidentit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat